Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka folur për ngritjen e çmimeve të derivateve të naftës në vend.
Kurti gjatë konferencës për media tha se heqja e akcizës për naftën nuk mund të bëhet pasi konsiderohet si politikë e padobishme.
“Heqja e TVSH-së dhe akcizës nuk e konsiderojmë politikë të dobishme, sepse nuk u ndihmon atyre që janë më së shumti në nevojë. Dhe rasti i Gjermanisë ka treguar se çfarëdo heqjen e tatimit të naftë nuk i ndihmon më së shumti qytetarëve, përkundrazi mund të rris fitimin e tregtarëve”, tha ai.
Tutje shtoi se Qeveria dëshiron të ndihmojë qytetarët dhe jo tregtarët.
“Dëshirojmë që me politika sociale t’i ndihmojmë qytetarët dhe jo duke bërë hamendësime, të cilat në fund shndërrohen në superprofit për tregtarët e aspak lehtësime për qytetarët”, tha ai.
Ai ka thënë se çdo ditë përcjellin hyrjen e naftës në vend nga dogana dhe përcjellin çmimet brenda vendit.
“Në vazhdimësi jemi duke e përcjell naftën që hyn në kufi, çmimet në dogana ditë për ditë dhe jemi duke përpiluar një udhëzim administrativ si qeveri lidhur me çmimet e naftës. Mund të jetë shumë shpejt, por kurrsesi s’është larg. Synimi ynë është që të mbrojmë më aq sa mundemi konsumatorët, njëkohësisht të kujdesemi që tregu të mos deformohet dhe të ketë konkurrencë të barabartë. Të gjitha këto janë në fokus të qeverisë”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë
Hyrja në Merdar e mallrave nga Serbia, përfitim apo vështirësi?
Grupi NLB dhuron një milion euro për eliminimin e pasojave të përmbytjeve shkatërruese në Bosnje dhe Hercegovinë
Nesër mbledhja e CEFTA-s, Kosova me fusnotë përfaqësohet nga MINT, synohen lehtësira për tregti të lirë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’
Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!
UBT hap zyrtarisht vitin e ri akademik 2024/25
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia