LAJMI I FUNDIT:

I zhytur në borxhe në lojërat e fatit, ish-lojtari i Liverpoolit shpall falimentimin

I zhytur në borxhe në lojërat e fatit, ish-lojtari i Liverpoolit shpall falimentimin

Ish-futbollisti i Ligës Premier, Danny Guthrie ka shpallur falimentimin e tij, pasi ka grumbulluar mbi 120,000 euro borxhe në lojërat e fatit.

Mesfushorit të lindur në Shrewsbury i përfundoi aventura me Liverpoolin në vitin 2006 përpara se të vazhdonte të përfaqësonte Boltonin, Newcastlen, Readingun dhe Blackburnin. Që atëherë, karriera e tij shkonte vetëm duke rënë, derisa luante për Mitra Kukar në Indonezi dhe ekipin e Ligës Dy – Walsall, përpara se të përfundonte një lëvizje te skuadra e kategorisë së dytë Islandeze, Fram në vitin 2021.

Megjithatë, ditët e 35-vjeçarit të posedimit të një llogarie bankare të fryrë tashmë janë prapa tij. Kjo pasi ish-ylli i Ligës Premier është shpallur zyrtarisht i falimentuar.


Guthrie was given his big break by Liverpool back in 2006

Sipas Shërbimit të Insolvency, Guthrie fillimisht u përfshi në telashe financiare në vitin 2019 pasi mori hua 75,000 euro nga një mik për të mbuluar shpenzimet e tij. Ish-mesfushori më pas premtoi të shlyente kredinë pas shitjes së një shtëpie.

Megjithatë, para kësaj, i promovuari nga akademia e Liverpoolit kishte borxhe për lojërat e fatit. Kur ai përfundimisht shiti pronën në vitin 2020 për një tarifë prej 160,000 eurosh, ai thuhet se ka zgjedhur t’i shlyejë ato borxhe përpara kreditorëve të tjerë.

Ai e bëri këtë “duke bërë disa tërheqje parash, pavarësisht se e dinte se ishte i paaftë për pagim”, sipas Shërbimit të Insolvency. Guthrie tani ka pranuar një urdhër falimentimi gjashtëvjeçar në Gjykatën e Qarkut Stoke, i cili zgjat deri në maj 2028.

Vendimi nënkupton se Gurthie është subjekt i kufizimeve të shumta, të cilat përfshijnë pamundësinë për të marrë hua më shumë se 500 euro pa zbuluar statusin e tij të falimentimit dhe ndalimin e të vepruarit si drejtor kompanie pa pëlqimin e gjykatës.

Guthrie also represented Newcastle in the Premier League during a nomadic playing career

Zyrtari i Shërbimit të Falimentimit, Kevin Read, tha: “Veprimet e Danny Guthrie ishin të qëllimshme në shpërndarjen e aseteve, në një kohë që ai ishte tashmë i falimentuar, dhe për humbjen e kreditorëve të tij. Kjo zgjatje e kufizimeve të falimentimit duhet të shërbejë si një paralajmërim që Shërbimi i Falimentimit do të ndërmarrë veprime për të trajtuar keqbërje të tilla financiare”.

Adresa e fundit e njohur e Guthrie mendohej të ishte Damac Toëers në Dubai. Ish-mesfushori i Neëcastle aktualisht është duke punuar si trajner në Akademinë e Futbollit (TFA) në Emiratet e Bashkuara Arabe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Kalo në kategori