LAJMI I FUNDIT:

Muriqi dhe Rashica shijojnë bashkë pushimet në Turqi

Muriqi dhe Rashica shijojnë bashkë pushimet në Turqi
Foto: Screenshot/Instagram

Yjet e Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica, kanë nisur pushimet së bashku.

Futbollistët e njohur përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar se si destinacion të këtyre pushimeve kanë zgjedhur Turqinë, gjersa janë bashkë partneret dhe fëmijët.


Në bazë të asaj që kanë shpërndarë në Instagram, ata po kalojnë një kohë joproduktive jashtë angazhimeve të zakonshme.

Foto: Screenshot/Instagram

Të dy kanë qenë të ftuar nga Kombëtarja e Kosovës në katër ndeshjet që zhvilluan gjatë këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Milot Rashica me dedikim për bashkëshorten me rastin e ditëlindjes: Me fat që të kam në jetë
Lexo po ashtu Milot Rashica me dedikim për bashkëshorten me rastin e ditëlindjes: Me fat që të kam në jetë

Këta duket se po bëjnë tani pushimet, për t’u rikthyer me përgatitjet sezonale me klubet e tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit siç shihet kanë një raport shumë të afërt, ndonëse Muriqi të shumtën e kohës e kalon në shtetin turk.

Vedati momentalisht luan për Lazion, teksa Rashica pjesë e Norwichit. /Telegrafi/