LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës në Shqipëri arrin rekord historik, kap nivelin prej 265 lekësh [2.2 euro] për litër

Çmimi i naftës në Shqipëri arrin rekord historik, kap nivelin prej 265 lekësh [2.2 euro] për litër

Çmimi i naftës në Shqipëri arrin rekord historik duke kapur nivelin 265 lekë [2.2 euro] për litër.

Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend, duke kapërcyer edhe nivelet e fillimit të marsit, ku nafta u tregtua me 260 lekë për litër.


Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend.

Sipas vendimit të bordit, benzina do të tregtohet me 241 lekë [1.98 euro] për litër, ndërkohë gazi do të jetë me 86 lekë [0.7 euro] për litër.

Bordi sqaron se këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Qershor ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

“Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori