LAJMI I FUNDIT:

Takimi i Kurtit me veteranët, nga Kryeministria: U bisedua për çështjen e pastrimit të listave dhe mundësitë e bashkëpunimit

Takimi i Kurtit me veteranët, nga Kryeministria: U bisedua për çështjen e pastrimit të listave dhe mundësitë e bashkëpunimit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot përfaqësuesit e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pas takimit Kurti nuk është prononcuar për media.

Zyra për media e Kryeministrisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se me ftesë të kryeministrit Albin Kurti, u mbajt takimi me përfaqësuesit e organizatave të veteranëve të luftës, Faton Klinakun, ushtrues detyre i kryetarit të Organizatës së  Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetarët e disa degëve të organizatës së veteranëve të luftës.

“U ritheksua përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së veteranëve të UÇK-së.


U bisedua edhe për çështjen e pastrimit të listave dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë aspekt, si dhe tema të tjera të rëndësishme lidhur me statusin dhe gjendjen e veteranëve të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë takim të përbashkët të pranishëm ishin edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, këshilltari i Kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Aziz Bici dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja.

S'ka dakordim ndërmjet Kurtit dhe veteranëve, vazhdojnë protestat
Lexo po ashtu S'ka dakordim ndërmjet Kurtit dhe veteranëve, vazhdojnë protestat

Por, pas takimit të Kurtit me veteranët, këta të fundit janë prononcuar për media, duke njoftuar se nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku tha se në takim kanë biseduar gjatë dhe theksoi se ka mbetur që Kurti me shkrim t’ia dorëzojë propozimin e tij.

“Me kryeministrin nuk u dakroduam sepse ne kërkuam të kthehet pika 3.1 që e ka ndryshuar kjo Qeveri me Kuvendin e Kosovës që e kanë larguar beneficionin e veteranëve të luftës që me ligj nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale… Ne i thamë që pika 3.1 të kthehet dhe seanca që do të mbahen ne vazhdojmë protesta”, tha Klinaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori