LAJMI I FUNDIT:

Revista prestigjioze Billboard: Pas mosmarrëveshjeve politike, babai i Dua Lipës zhvendos festivalin ”Sunny Hill” nga Kosova

Revista prestigjioze Billboard: Pas mosmarrëveshjeve politike, babai i Dua Lipës zhvendos festivalin ”Sunny Hill” nga Kosova
Foto: Screenshot/Twitter

Një festival ndërkombëtar muzikor i themeluar nga babai i këngëtares – kantautores Dua Lipa për të promovuar vendlindjen e tij Kosovën, është zhvendosur nga Prishtina në Tiranë, nis shkrimin revista prestigjioze, Billboard.

Festivali “Sunny Hill” bëri debutimin e tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në vitin 2018 dhe u mbajt sërish një vit më vonë, në 2019, duke sjellë artistë si Miley Cyrus, Calvin Harris, Martin Garrix dhe Action Bronson – në një nga vendet më të reja dhe më të varfra të Evropës.


Dua Lipa me origjinë britanike ishte gjithashtu ylli kryesor për të performuar.

Foto: Screenshot/Billboard

Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i këngëtares, tha se festivali i solli Kosovës publicitet të madh, duke përfshirë mbulimin në më shumë se 500 media ndërkombëtare.

Ngjarja u pezullua në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Anulimi i “Sunny Hill” në Prishtinë - reagimet, zhgënjimet e gjithçka tjetër që u raportua rreth zhvendosjes së Festivalit në Tiranë
Lexo po ashtu Anulimi i “Sunny Hill” në Prishtinë - reagimet, zhgënjimet e gjithçka tjetër që u raportua rreth zhvendosjes së Festivalit në Tiranë

Është vendosur të rikthehet këtë verë, por Lipa tha të martën vonë se “pas një pritjeje të gjatë, shumë përpjekjeve, kërkesave”, ai kishte marrë “një vendim të vështirë por të nevojshëm” për të organizuar ngjarjen më 4-7 gusht në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Ai tha se një mosmarrëveshje politike midis partisë në pushtet në nivel qendror në Kosovë (Vetëvendosje), dhe asaj në pushtet lokal në Prishtinë (LDK) i pengoi organizatorët të merrnin lejen për të mbajtur festivalin.

Ai dhe drejtorët e tjerë të festivalit kishin kaluar tre vjet duke u përpjekur të bindnin qeverinë që t’i lejonte ata të menaxhonin një sipërfaqe prej 17 hektarësh dhe të ndërtonin infrastrukturën e duhur për festivalin vjetor.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, favorizoi mbajtjen e festivalit muzikor. Ai e akuzoi Qeverinë se e ka vonuar vendimin për dhënien e pronës.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se pengesa erdhi nga organizatorët e festivalit që kërkonin një parcelë në shfrytëzim për 99 vjet.

Qeveria nuk mund të nxitonte në një marrëveshje të tillë dhe “procesi i vendimmarrjes kërkon kohë që të jetë i plotë dhe jo i gabuar apo abuziv”, tha Çeku.

“Sunny Hill” tashmë është zhvendosur në Tiranë dhe do të mbahet te Parku i Liqenit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Shqetësuese: Publikohen pamje kur reperi godet me shkelm në kokë ish-in e tij

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Kalo në kategori