LAJMI I FUNDIT:

Kryebashkiaku i Kievit i thotë kancelarit gjerman se Ukraina “ka nevojë për ndihmë sot”

Kryebashkiaku i Kievit i thotë kancelarit gjerman se Ukraina “ka nevojë për ndihmë sot”

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, u takua të enjten me kancelarin gjerman Olaf Scholz në kryeqytetin ukrainas.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Klitschko tha se ata diskutuan nevojën urgjente të Ukrainës për “armë, ndihmë ekonomike dhe financiare” dhe i bëri thirrje Evropës të vendosë “sanksione më të forta dhe më efektive kundër agresorit rus”.


“Është e rëndësishme që liderët botërorë të vizitojnë Ukrainën dhe të shohin pasojat e veprimeve barbare të Rusisë, të cilat po shkatërrojnë qytetet tona dhe po vrasin brutalisht ukrainasit paqësorë”, tha Klitschko në një postim në Telegram.

Ai paralajmëroi se “nëse merret me të mirë” Putini, “vetëm do të shtojë oreksin e tij dhe lufta do të përhapet në vendet e BE-së”.

Në këtë drejtim, Klitschko theksoi nevojën e Ukrainës për ndihmë të menjëhershme për të mposhtur pushtimin rus.

“Prandaj Ukraina, e cila ka marrë goditjen e së keqes perandorake dhe po mbrohet heroikisht, ka nevojë për ndihmë sot dhe tani!”, ka thënë më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Britanikja e bleu dhjetë euro një unazë në një treg - tre dekada më vonë e shiti për 500 mijë euro

Britanikja e bleu dhjetë euro një unazë në një treg - tre dekada më vonë e shiti për 500 mijë euro

Evropa
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Botë
Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Evropa
Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Amerika Latine
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Amerika
Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Evropa
Kalo në kategori