LAJMI I FUNDIT:

Paul Pogba ka nënshkruar kontratë për katër vite me Juventusin

Paul Pogba ka nënshkruar kontratë për katër vite me Juventusin

Paul Pogba ka rënë dakord të bashkohet me Juventusin, duke nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me klubin italian.

Mesfushori francez do të largohet nga Manchester United si transferim i lirë për herë të dytë në fund të qershorit, pasi nuk arriti të binte dakord për një marrëveshje të re me klubin nga “Old Trafford”.


Pogba tani është gati të nisë një periudhë të dytë në një tjetër klub: Juventusin.

Ueb faqja 90min.com shkruan se fituesi i Kupës së Botës ka rënë dakord për një marrëveshje katërvjeçare në klubin nga “Allianz Stadium”.

Pavarësisht se ka pasur oferta nga Real Madrid dhe Paris Saint-Germain, Pogba ka zgjedhur të ribashkohet me Juventusin për shkak të dashurisë së familjes së tij për qytetin e Torinos.

Nga ana e futbollit, Pogba ishte gjithashtu i entuziazmuar nga propozimi i Juventusit për të ndërtuar një ekip konkurrues rreth tij dhe mundësia për të punuar përsëri me trajnerin Max Allegri, pasi nën drejtimin e tij zhvilloi vitet më të mira në karrierë.

Mesfushori me Allegrin shijoi dy super sezone midis viteve 2014 dhe 2016, duke fituar dy herë kampionatin dhe Kupën e Italisë dhe duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori