LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Të bashkohemi në protesta, të gjithë qytetarët kanë probleme të njëjta

OBRM-PDUKM: Të bashkohemi në protesta, të gjithë qytetarët kanë probleme të njëjta

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shtunën të dalin në protesta dhe të shprehin revoltë kundër qeverisë.

Partia opozitare maqedonase i fton qytetarët që në protesta të marrin flamurin shtetëror, pasi siç thonë, populli ka probleme të njëjta.

“Hallet, problemet, inflacioni, varfëria, korrupsioni, përkeqësimi i shëndetit janë gjëra që prekin të gjithë njerëzit në Maqedoni. Dhe këto janë problemet e barabarta që bashkojnë maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët, boshnjakët dhe gjithë të tjerët. Jemi bërë një vend me rritjen më të lartë të çmimit të karburantit, vend me rritjen më të ulët të BPV-së në Evropë, me normën më të lartë të inflacionit. Këto gjëra që mundojnë fort popullin mund të ndryshohen vetëm përmes ndryshimit, zgjedhjeve dhe ndryshimit të qeverisë”.


“Prandaj në “Protestën për Ndryshim” u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të sjellin flamuj shtetërorë, të bashkohemi rreth diellit maqedonas dhe të dërgojmë mesazh se jemi të gjithë të bashkuar në përkushtimin që Maqedonia të jetë vend më i mirë për të jetuar, dhe kështu do arrijmë ndryshime. U dërgojmë mesazh të gjithë qytetarëve që të mbajnë flamurin shtetëror, diellin maqedonas, të dëshmojmë vendosmërinë se vetëm së bashku mund t’i ndryshojmë gjërat, vetëm të bashkuar mund të sigurojmë të ardhmen”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në trend Lajme

Më shumë
Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Kupchan: Manovrat në veri i shërbejnë Kurtit, e jo Kosovës

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

I dënuar për vrasjen e djalit dhe nuses shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj

Lajme
Aivo Orav fillon detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Kosovë, premton ta ofroj vendin më afër familjes evropiane

Aivo Orav fillon detyrën si Ambasador i ri i BE-së në Kosovë, premton ta ofroj vendin më afër familjes evropiane

Lajme
Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Përleshja e armatosur në Prishtinë, Prokuroria: Shkak mosmarrëveshjet e mëhershme – dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Kalo në kategori