LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit pozicionohen në hyrje dhe mbrapa Kuvendit, brohorasin “UÇK” dhe “Duam të drejtat tona”

Protestuesit pozicionohen në hyrje dhe mbrapa Kuvendit, brohorasin “UÇK” dhe “Duam të drejtat tona”

Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sot po mbajnë protestë gjithëpopullore, janë pozicionuar në hyrje të Kuvendit dhe mbrapa objektit.

Nën brohoritjet “UÇK” dhe “Duam të drejtat tona”,  veteranët po protestojnë në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në Ligjin për pagën minimale, i cili u miratua nga deputetët të martën.


Vazhdon protesta - veteranët kërkojnë që sot të takohen me Kurtin
Lexo po ashtu Vazhdon protesta - veteranët kërkojnë që sot të takohen me Kurtin

Ndërsa, forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar objektin e Kuvendit për të ofruar siguri.

Po ashtu, mbi ndërtesën e Kuvendit janë parë edhe dronë.

Organizuesit e kësaj proteste kanë kërkuar të protestohet qetësisht. /Telegrafi/