LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon protesta – veteranët kërkojnë që sot të takohen me Kurtin

Vazhdon protesta – veteranët kërkojnë që sot të takohen me Kurtin

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mban një protestë gjithëpopullore në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre.

E në orët e mëngjesit forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar objektin e Kuvendit të Kosovës për të ofruar siguri.


Me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së lajmëruar sipas ligjit mbi tubimet publike nga Veteranët e UÇK-së, Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.

E Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës, që ajo të jetë e qetë dhe se çdo përdorim i dhunës nga cilado palë për KMDLNj –në do të jetë e papranueshme dhe, si e tillë nuk do të përkrahet”, thuhet në njoftim.

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 16:32:32" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 16:32" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 16:32

Protestuesit tentojnë të hynë në Kuvend, ballafaqohen me policinë

Është tensionuar sërish situata para Kuvendit, pasi protestuesit kanë tentuar të depërtojnë nëpër kordonin e policisë për të hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Ata janë ndaluar nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës.


Ndërkohë, është parë edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinkau, derisa ka tentuar t’i largojë protestuesit, të cilët qëndronin duke u shtyrë me policët.

Pas kësaj, atyre u është drejtuar Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjareve të Dëshmorëve.

“Duke u ndihmuar në votim me deputetet e Listës Serbe, kjo qeveri e dëshmoi që është e gatshme të njollosë luftën e lavdishme të UÇK-së dhe ne i themi dhe i bëjmë me dije qeverisë dhe gjithë atyre që kanë tendenca të tilla që ka, nuk ka forcë, as vendore e as ndërkombëtare që mund të njollosë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së. Andaj ju ftojmë të qëndrojmë dinjitetshëm dhe të mosprovokohemi nga askush dhe të mos krijojmë incidente me Policinë e Kosovës”, u ka thënë Jashari protestuesve.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 15:36:30" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 15:36" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 15:36

Klinaku: Kemi marrë ftesë për takim nesër në orën 09:00 – nuk largohemi derisa të anulohet seanca e sotme e Kuvendit

Sekretari Organizativ i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë para protestuesve se kanë pranuar një ftesë zyrtare për takim nesër me kryeministrin Albin Kurti, ministrin Hekuran Murati dhe një anëtarë të Komisionit për Buxhet dhe Financa.

“E morëm një ftesë zyrtare për takim me kryeministrin dhe ministrin e Financave për nesër në orën 09:00. Ishte një kërkesë e jona sepse ne takimeve nuk ju kemi ik asnjëherë”,ka thënë Klinaku.


array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 15:08:39" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 15:08" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 15:08

Jashari: Veteranët po këmbëngulin që takimi me Kurtin të realizohet sot

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari tha se do të vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës nëse nuk do të takohen me kryeministrin Albin Kurti.

Ai këtë gjë e tha në protestën e organizuar nga veteranët e UÇK-së.


Jashari tha se veteranët do të këmbëngulin që takimi të ndodhë gjatë ditës së enjte.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 12:34:38" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 12:34" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 12:34

Klinaku fton protestuesit të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit

Sekretari Organizativ i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku u ka kërkuar protestuesve që të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit.

“Në orën 13:00 do të nis seanca e Kuvendit, ju lus që të qëndroni këtu dhe të shikojmë zhvillimet e seancës”, ka thënë Klinaku.


Ai ka shtuar se e mbështesin edhe protestën për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, pasi siç u shpreh ai, Trusti është i qytetarëve jo i pushtetarëve.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 12:09:21" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 12:09" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 12:09

Veterani i drejtohet Abelard Tahirit: Mos rrej, me të ardh keq e kishe kry ma herët këtë punë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u tha veteranëve që po protestojnë se nuk do të lejojnë që të vazhdohet seanca e Kuvendit pa u gjetur një zgjidhje.

“Na vjen keq dhe do të jemi përkrahë jush, nuk mund të ketë seanca normale pa u zgjedh çështja juaj”, u shpreh Tahiri.


Por në momentin kur Tahiri po fliste, një veteran iu drejtua duke i thanë “mos rrej”

“Me të ardh keq e kishe kry ma herët, mos rrej mos rrej…”, u dëgjua veterani teksa i drejtohej Tahirit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 12:08:42" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 12:08" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 12:08

Abelard Tahiri, veteranëve: Nuk do të lejojmë mbajtjen e seancës pa u zgjidhur çështja e juaj

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri së bashku me deputetët e tjerë të kësaj partie, kanë dalë në oborrin e Kuvendit ku po protestojnë veteranët.

Tahiri u tha protestuesve se nuk do të lejojnë që të vazhdohet seanca e Kuvendit pa u gjetur një zgjidhje.


“Sot kërkuam që kjo seancë të ndërpritet, që qeveria së bashku me ju dhe komisionin për buxhet dhe financa të mblidhen dhe të gjejnë një zgjidhje për përfshirjen e veteranëve në kuadër të pagës minimale. Nuk do të lejojmë që të vazhdoj seanca më tutje pa u gjetur një zgjidhje, dhe të përcaktohet pensioni i veteranit në një linjë me pagën minimale”, ka thënë Tahiri.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 11:30:08" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 11:30" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 11:30

Deputetja e AAK-së i bashkëngjitet protestës së veteranëve

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, iu është bashkëngjitur protestës së veteranëve të cilët po protestojnë kundër projektligjit për pagën minimale.

Kadrijaj ka thënë se kësaj proteste iu bashkëngjit si veterane.


“Kemi kërkuar që të pauzohet seanca për shkak që kemi kërkuar dialog me shoqatat. Unë jam veterane dhe ju kam bashkëngjit si e tillë. Është një pauzë në seancë ne kemi kërkuar partitë opozitare që të ndërpritet seanca sepse është e padrejtë kjo që janë detyruar veteranët të protestojnë për minimumin e pagës që është e garantuat me ligj dhe kemi kërkuar që qeveria të reflektoj dhe të filloj dialogu me shoqatat”, tha ajo.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 11:21:51" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 11:21" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 11:21

“Poshtë Qeveria Kurti”, “Poshtë Vjosa Osmani” – veteranët vazhdojnë protestën

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në oborrin e Kuvendit, ku po protestojnë në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale.

Ata po brohorasin “poshtë Qeveria Kurti”, “poshtë Vjosa Osmani”, “jashtë Albin Kurti”.


Protestuesit nuk po kursejnë edhe fjalët banale drejtuar disa prej deputetëve të partisë në pushtet.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 11:14:49" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 11:14" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 11:14

Veteranët paralajmërojnë vendosjen e tendave para Kuvendit: Do të rrimë ditë e natë derisa ky pushtet të reflektojë

Sekretari Organizativ i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku i është drejtuar për të disatën herë protestuesve në oborrin e Kuvendit.

Ai ka kërkuar që protestuesit të vazhdojnë të jenë të qetë dhe të mos konfrontohen me Policinë e Kosovës.


“Policia e mban rendin dhe qetësinë, nuk kemi nevojë të konfrontohemi me policin”, ka thënë Klinaku.

Klinaku shtoi se e kanë si opsion që të qëndrojnë edhe me tenda në rast se nuk reflekton Qeveria.

“Do të organizojmë protesta vazhdimisht, një prej opsioneve është që të dalim këtu me tenda dhe të rrijmë ditën e natën derisa ku pushtet të marr vesh”, tha Klinaku

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 11:06:01" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 11:06" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 11:06

Policia u shpërndan ujë veteranëve që po protestojnë në oborrin e Kuvendit

Protesta e veteranëve e cila ka nisur tash e një orë është duke vazhduar të mbahet në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Numër i madh i veteranëve por edhe i qytetarëve të tjerë të cilët mbështesin këta të fundit po marrin pjesë në protestë.


Krahas tyre edhe numër i madh i forcave policore janë prezent për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Fotoreporteri i Telegrafit, ka kapur momentin kur një pjesëtar i policisë u shpërndanë ujë disa prej protestuesve.

Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje që protesta të jetë e qetë dhe që të mos sulmohen policët.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 10:57:51" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 10:57" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 10:57

​Jashari: Qeveria dhe deputetët të reflektojnë ndaj kërkesave të veteranëve

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari iu ka bërë thirrje qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të reflektojnë krahas kërkesave të tyre dhe siç tha ai të ndalen edhe provokimet ndaj protestuesve.

Jashari u ka bërë thirrje protestuesve që protesta të mbahet e qetë dhe e dinjitetshme, ashtu siç ka qenë e dinjitetshme edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.


“Ne iu kemi bërë thirrje që protesta të jetë e qetë, të jetë e dinjitetshme, siç ka qenë ushtria Çlirimtare e Kosovës e dinjitetshme, dhe ne nuk kemi punë me policinë e Kosovës, nuk kemi punë me objektet që janë ndërtuar mbi sakrificën, mbi mundin e atyre që çka kanë bërë kategoritë e luftës”.

Lajmi i plotë KËTU. 

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 10:45:45" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 10:45" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 10:45

Molliqaj në protestën e veteranëve: Qeveria po i provokon, nuk ka me i largu rrethojat e me vendos policinë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i është bashkuar protestës së veteranëve para Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se është e padrejtë që kjo qeveri po i maltreton ata.


“Besoj në fitoren e tyre sepse është e drejtë e tyre”, tha Molliqaj.

Ai tutje tha se Qeveria i ka provokuar duke ua vendosur policinë përballë.

“Me i heq rrethojat e me vendos policinë është provokim. Qeveria Kurti i ka heq rrethojat me qenë të qasshëm për qytetarët, veteranët janë qytetarë. Pse po jau vendos policinë”, ka thënë Molliqaj.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 10:34:47" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 10:34" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 10:34

Veteranët ofendojnë deputetët me fjalë banale

Në oborrin e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar protesta e veteranëve.

Derisa po bëhet thirrje që të mos provokohet situata nga organizatorët e protestës, disa protestues po vazhdojnë të ofendojnë deputetët që miratuan ligjin për pagën minimale.


“Jau q**** robt”, “tradhtarë”, “shpijuna” janë disa nga shprehjet që po përdorin protestuesit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 10:24:23" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 10:24" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 10:24

Klinaku, Kurtit: Nuk kemi me u ndal – mos mendo që na shtrinë për toke duke mos bashkëpunuar me ne

Sekretari Organizativ i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka folur sërish para protestuesve ku ka bërë thirrje që të mos e provokojnë situatën.

Klinaku ka thënë se me miratimin e Ligjit për pagën minimale, deputetët vepruan kundër ligjshëm.


“Ata vepruan kundër ligjshëm e kundër aktgjykimit të gjykatës Kushtetuese. Ligji bazik është ai që lidh veteranët me pagën minimale”, ka thënë Klinaku.

Ai e ka quajtur kryeministrin Kurti, kokëfortë.

“Edhe pse ka kohë qe kemi paralajmëruar se do ta kundërshtojmë këtë, kryeneçësia e këtij kryeministri që është dashur ta presim një muaj, e për takimin e dytë pritem 8 muaj takim që mbeti në gjysmë, na detyroj të jemi këtu. Ai mendon se duke mos bashkëpunuar me ne si dhe me sindikatat, mendon se do të na shtrij për toke”, tha Klinaku.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 10:15:06" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 10:15" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 10:15

Protestuesit pozicionohen në hyrje dhe mbrapa Kuvendit, brohorasin “UÇK” dhe “Duam të drejtat tona”

Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sot po mbajnë protestë gjithëpopullore, janë pozicionuar në hyrje të Kuvendit dhe mbrapa objektit.

Nën brohoritjet “UÇK” dhe “Duam të drejtat tona”,  veteranët po protestojnë në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në Ligjin për pagën minimale, i cili u miratua nga deputetët të martën.


array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 10:10:07" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 10:10" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 10:10

Eskalon situata, veteranët hyjnë në oborrin e Kuvendit

Veteranët të cilët janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës, kanë thyer kordonin e policisë dhe kanë depërtuar në oborrin e Kuvendit.

Ndërkohë është dëgjuar një krismë dhe nuk dihet se çfarë ishte.


Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës janë rreshtuar para derës së Kuvendit të Kosovës.

Sekretari Organizativ i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku u ka bërë thirrje protestuesve që të mos bëjnë probleme.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 09:58:14" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 09:58" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 09:58

Klinaku i bënë thirrje policisë të reagoj: Pushteti po na provokon, merrni masa

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku i është drejtuar sërish protestuesve duke thënë se pushteti po dëshiron ta provokoj situatën.

Ai kërkoi nga protestuesit që të mos e sulmojnë Policinë e Kosovës, raporton Telegrafi.


“I kërkoj policisë që të ndërmarrë masa sepse nga dritaret e Kuvendit po provokojnë me gishta. Në bazë të informacioneve që kemi pushteti dëshiron të provokojë situatën. Me policinë nuk kemi probleme, pushteti po bënë vazhdimisht provokime i bëjë thirrje që t’i ndaloj provokimet dhe ta tërheq ligjin që e shkel Kushtetutën”, ka thënë Klinaku.

Protestuesit vazhdimisht po brohorasin “UÇK, UÇK”, “Duam të drejtat tona”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 09:55:43" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 09:55" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 09:55

​Policia në vëzhgim të protestës edhe me dronë, edhe KFOR-i i pranishëm

Policia e Kosovës sot është mobilizuar për protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në ndërtesën e Kuvendit janë parë duke vëzhguar situatën edhe dronë.


Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po e vëzhgojnë protestën edhe nga ndërtesa e Kuvendit. Ndërkohë, para Kuvendit janë parë edhe pjesëtarët e KFOR-it.

Gjithashtu, sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku dhe ai i Shoqatës së Familjareve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari u janë bashkuar protestuesve para Kuvendit të Kosovës.

array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 09:51:52" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 09:51" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 09:51

Klinaku: Sa herë që ka seanca, ne do të jemi para Kuvendit

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, në protestën e sotme të veteranëve të luftës, ka lutur Policinë që të qëndrojë e qetë pasi siç ka thënë, “ne nuk kemi punë me policinë, por me qeveritarët”.

“Ju kisha lutur që të jeni të qetë se ne nuk kemi punë me policinë, sepse policia është e jona. Ne kemi punë me qeveritarët deputetë që e kanë shkelur Kushtetutën”, ka thënë Klinaku, duke shtuar se “çdo herë kur ka seanca, ne do të jemi këtu, para Kuvendit”.


array(3) { ["date"]=> string(19) "06-16-2022 09:29:51" ["time"]=> string(16) "16/06/2022 09:29" ["update"]=> bool(false) } 16/06/2022 09:29

Nis protesta e veteranëve të UÇK-së

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur të protestojnë në shenjë pakënaqësie për miratimin e Ligjit për pagën minimale dhe mospërfshirjen e tyre në këtë Projektligj.

E forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar objektin e Kuvendit të Kosovës për të ofruar siguri.


E Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës, që ajo të jetë e qetë.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori