Ali Marsh ka zbuluar bashkëshortë të shumtë mashtrues brenda katër vitesh, për sa kohë ajo punon si hetuese private. Së fundmi ka folur për karrierën e saj dhe mënyrat se si mund të dalloni nëse partneri juaj ka një lidhje.
“Një nga rastet e mia më të hershme ishte një burrë që vuri re se gruaja e tij filloi të sillej më e ftohtë ndaj tij” – thotë ajo – duke shtuar se ai i tha asaj se “ajo dilte çdo të mërkurë mbrëma dhe vinte në shtëpi shumë më e lumtur se sa kur dilte, kështu që ai dyshoi se po e tradhtonte”.
Hetuesja tregon se e kishte vënë re shumë shpejt se fqinji i tyre po dilte dhe po largohej njëkohësisht me gruan e klientit të saj, ndaj i ndoqi dhe zbuloi se ata ishin në një lidhje.
Sipas saj, tradhtinë zakonisht e zbulon shumë shpejt, ndërsa më së shumti kohë për një detyrë të tillë i ka zgjatur tri javë.
Ajo thotë se së fundmi ka ndihmuar një grua të konfirmojë se burri i saj ka një lidhje dhe se ka bërë një zbulim tjetër tronditës për të.
Marsh shpjegon: “Ka rezultuar se ai kishte disa skandale, por gjatë hetimeve zbulova gjithashtu se kishte themeluar fshehurazi një kompani, e cila më pas hyri në pronë të përbashkët gjatë ndarjes së pasurisë pas divorcit”.
“Unë ndihmoj gjithashtu në gjetjen e të zhdukurve dhe jam 98 për qind e suksesshme, gjë për të cilën jam shumë krenare. Një herë gjeta babanë e humbur të një djali të vogël, që ishte një rezultat i mirë, dhe gjithashtu ndihmova një baba nga Shtetet e Bashkuara të gjejë vajzën e tij”, tregon tutje.
Duke u bazuar në përvojën e saj, ajo tregoi se cilat janë katër shenjat paralajmëruese më të zakonshme që partneri po ju tradhton:
– Ndryshime në pamje dhe gardërobë – mund të jetë shenjë se ka takuar dikë tjetër, sepse kur kjo ndodh, njerëzit shpesh ndihen sikur janë në një fillim të ri dhe investojnë më shumë në vetvete.
– Ndryshim i rutinës – nëse partneri juaj rri papritmas vonë në punë, gjë që nuk ka ndodhur më parë, ose del në ditët kur ka qenë në shtëpi në të kaluarën, kjo mund të jetë edhe një shenjë e tradhtisë.
– Papritur kalon periudhë të gjatë kohore në palestër – nëse partneri juaj ka qenë zakonisht në divan që nga fillimi i lidhjes suaj, dhe tani befas viziton rregullisht palestrën, ndoshta është koha të kontrolloni se për çfarë palestre bëhet fjalë.
– Pranimi i telefonatave dhe largimi nga dhoma kur përgjigjet – kjo mund të jetë diçka e dukshme, të cilën të gjithë e kemi parë në filma, por gjithsesi vlen të përmendet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare
Rastësi me stil apo një përzgjedhje e qëllimshme: Kendall dhe Hailey shpallin këpucët e sheshta të këtij viti
Si ta aplikoni fondatinën, influencerja ndan sekretin që duhet të dini
Xhinset e ngushta mund të rikthehen në modë në vitin 2025
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025