LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj apel veteranëve: Protestoni qetë e me dinjitet

Haradinaj apel veteranëve: Protestoni qetë e me dinjitet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e quajtur protestën e së enjtes së veteranëve të drejtë, ka apeluar që ajo të jetë e qetë dhe me dinjitet.

Haradinaj ka kërkuar edhe një herë nga ekzekutivi që të tërheq ligjin dhe ta ridërgojë në Kuvend të përmirësuar.


“Fatkeqësisht me miratimin në lexim të parë të Ligjit për pagën minimale, qeveria dhe shumica parlamentare, kanë shkelur të drejtat dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë! Prandaj edhe protesta e veteranëve e thirrur për nesër është plotësisht e drejtë! I bëj thirrje qeverisë që ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim. Është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet”, shkroi Haradinaj.

Murati: Në bazë të ligjit të miratuar nga deputetët e PDK-së e LDK-së, veteranëve duhet zbritur pensionet
Lexo po ashtu Murati: Në bazë të ligjit të miratuar nga deputetët e PDK-së e LDK-së, veteranëve duhet zbritur pensionet

Kreu i AAK-së ka pasur edhe një apel për të gjithë protestuesit.

“Duke qenë në përkrahje të plotë të kësaj proteste, apeloj tek të gjithë, që të protestohet qetë e me dinjitet!”, shkroi Haradinaj./Telegrafi/