LAJMI I FUNDIT:

Murati: Në bazë të ligjit të miratuar nga deputetët e PDK-së e LDK-së, veteranëve duhet zbritur pensionet

Murati: Në bazë të ligjit të miratuar nga deputetët e PDK-së e LDK-së, veteranëve duhet zbritur pensionet

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se dikasteri që ai drejton është i vështirë për t’u menaxhuar për shkak të krizave të vazhdueshme që godasin botën e që reflektojnë edhe në Kosovë.

“Në këtë dikaster ka shumë vendimmarrje dhe duhet të prioritizohen në maksimum të gjitha çështjet. Ne jemi munduar me kapacitetet që kemi, t’i rishpërndajmë të hyrat te qytetarët pasi inflacioni i ka prekur të gjithë, por pak më shumë shtresat e varfra”, deklaroi ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.


Duke folur për pagën minimale, Murati ka thënë se do të trajtohet edhe çështja e veteranëve dhe mbështetja ndaj tyre por së pari do të bëhet kategorizimi dhe pastrimi i listave.

Ai thotë se kritikat e opozitës nuk janë të drejta për çështjen e veteranëve pasi sipas tij me ligjet e miratuara nga ta kur ishin në Qeveri, veteranëve do të duhej zbritur pensioni.

“Partitë që tash në opozitë e kanë miratuar ligjin aktual. Pra ata kanë paraparë që veterani t’i merr 120 euro ndoshta edhe më pak nëse tejkalohet 0.7% e GDP-së. Aktualisht 0.7% e GDP-së është rreth 56 milionë euro. Për veteranët vitin e kaluar janë paguar 78 milionë euro. Pra kemi një tejkalim. Pra sipas ligjit që e kanë votuar deputetët e PDK-së e LDK-së, do të duhej zbritur pensionet veteranëve”.

Policia me masa për mbarëvajtjen e protestës së veteranëve
Lexo po ashtu Policia me masa për mbarëvajtjen e protestës së veteranëve

Qëndrimi i Qeverisë është në përputhje me veteranët e vërtetë, shton tutje ministri.

“Veteranët e vërtetë janë të indinjuar që krahas tyre në lista janë përfshirë edhe persona që nuk kanë qenë veteran”, deklaroi tutje Murati./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori