LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Nesër të gjithë deputetët duhet ta votojnë Ligjin për Trustin

Tahiri: Nesër të gjithë deputetët duhet ta votojnë Ligjin për Trustin

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga të gjithë deputetët e Kuvendit që në seancën e së enjtes ta votojnë ndryshimin e Projektligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale.

Tahiri, para seancës së Kuvendit, ku do të jetë në rend dite ndryshimi I Projektligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, ka dy porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

|Ata që po mundohen të na tregojnë që Trusti është për pleqëri, e kanë shumë gabim, sepse kjo është e ditur. Ne, hallin e kemi se si këta njerëz ta mbërrijnë pleqërinë në mungesë të dorës së shtetit në këtë situatë krize.  Kontributdhënësit po i kërkojnë t’i marrin një pjesë të kursimeve të tyre për t’i zgjidhur disa probleme jetike që i kanë në këtë gjendje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Tahiri në Facebook, transmeton Telegrafi.


Më tej Tahiri ka thënë se “Logjika me i thënë jo secilit propozim të opozitës pa e dhënë asnjë arsyetim, është pazotësi, është ikje e përgjegjësisë dhe mbi të gjitha është mungesë e guximit për të marrë një vendim”.

“Nesër të gjithë deputetët duhet ta votojnë Ligjin për Trustin!”, ka shkruar ai.

PDK bën thirrje të votohet tërheqja e kursimeve, Haxhiu: Politikanët tërhoqën mjetet nga Trusti, pse t’u mohohet qytetarëve
Lexo po ashtu PDK bën thirrje të votohet tërheqja e kursimeve, Haxhiu: Politikanët tërhoqën mjetet nga Trusti, pse t’u mohohet qytetarëve

Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka bërë thirrje edhe njëherë deputetëve të pozitës dhe atyre të opozitës që ta përkrahim ndryshimin e Projektligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, në mënyrë që të lejohet tërheqja e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, Haxhiu ka thënë se qytetarët janë duke u përballur me krizë të vazhdueshme, nga ajo energjetike deri te ajo ekonomike e inflacionit.

Ai ka thënë se të enjten bëhen 100 ditë prej kur PDK-ja ka inicuar plotësim-ndryshimin e këtij projektligji dhe sipas tij, Qeveria po e vonon këtë proces në mënyrë që të ushtrojë presion mbi deputetët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori