LAJMI I FUNDIT:

PDK bën thirrje të votohet tërheqja e kursimeve, Haxhiu: Politikanët tërhoqën mjetet nga Trusti, pse t’u mohohet qytetarëve

PDK bën thirrje të votohet tërheqja e kursimeve, Haxhiu: Politikanët tërhoqën mjetet nga Trusti, pse t’u mohohet qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka bërë thirrje edhe njëherë deputetëve të pozitës dhe atyre të opozitës që ta përkrahim ndryshimin e Projektligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, në mënyrë që të lejohet tërheqja e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, Haxhiu ka thënë se qytetarët janë duke u përballur me krizë të vazhdueshme, nga ajo energjetike deri te ajo ekonomike e inflacionit.

Ai ka thënë se të enjten bëhen 100 ditë prej kur PDK-ja ka inicuar plotësim-ndryshimin e këtij projektligji dhe sipas tij, Qeveria po e vonon këtë proces në mënyrë që të ushtrojë presion mbi deputetët.


“Nga deklarimi i pasurisë u pa që shumë politikanë kanë tërhequr mjete nga Trusti, pse kjo tu mohohet qytetarëve? Edhe vetë drejtori i Trustit i ka tërhequr mjetet. Kur pushtetarët tërheqin mjete nga Trusti, pse kjo t’u ndalohet qytetarëve? Në emër të PDK-së, i ftoj të gjithë deputetët pa dallim – pozitë dhe opozitë – që të mbështesin Projektligjin për Trustin”, ka deklaruar Haxhiu, raporton Telegrafi.

“E kam thënë edhe më parë që Projektligji për Trustin është shtyrë për të iu bërë presion deputetëve. Kam biseduar me shumicën e deputetëve të LVV-së të cilët kanë qenë të gatshëm ta votojnë projektligjin, por atyre iu është bërë presion nga Qeveria”.

Ndërsa, anëtarja e kryesisë së PDK-së, Safete Hadërgjonaj, ka kritikuar Qeverinë për “politika të pafavorshme ekonomike”.

Sipas saj, kjo qeveri “mashtruese” dhe pa alternativë, çdo ditë po e varfëron qytetarin e Republikës së Kosovës.

“Në këtë situatë ku Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të lehtësuar jetën e qytetarëve, e vetmja zgjidhje për qytetarët ka mbetur tërheqja e mjeteve nga Trusti. Ne do të donim që Qeveria në këtë periudhë krize, kur çdo ditë ka rritje të çmimeve, të ndërmerrte veprime urgjente për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, por kjo nuk po ndodhë”, ka thënë Hadërgjonaj.

Të enjten, Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimet në Fondin Pensional. Sipas propozimit të Haxhiut, qytetarëve do t’u mundësohet tërheqje deri në 30 për qind të Trustit për të kaluar krizën ekonomike. Megjithatë, propozimi s’ka marrë mbështetjen e pushtetit./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori