LAJMI I FUNDIT:

Deputeti grek thotë se vendi i tij po kthehet në një bazë të madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara

Deputeti grek thotë se vendi i tij po kthehet në një bazë të madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara

Ligjvënësi grek Kleon Grigodiadis, ka akuzuar qeverinë e vendit të tij se po e kthejnë Greqinë në një bazë të madhe të ushtrisë amerikane.

Në një fjalim që ai e mbajti në parlament gjatë së martës, Grigoriadis, shkruan TRT World, deputeti i partisë së krahut të majtë MeRa25, kritikoi politikat e jashtme të qeverisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.


Ai tha se në shtyp është krijuar një atmosferë lufte me Turqinë, transmeton Telegrafi.

“Për momentin, ushtarë amerikanë, jo turq, sillen rrugëve të Kretës, Aleksandërupolit, Larisas, dhe në zona të tjera, të cilat u lanë në dorën e amerikanëve nga shokët e vjetër të Syrizas (parti e krahut të majtë). Të jemi të qartë, Greqia tani është kthyer në një bazë të madhe të ushtrisë amerikane”, tha ai në fjalimin e tij

Ligjvënësi gjithashtu deklaroi se krijimi i një perceptimi të tillë kishte si pikësynim popullin e frikësuar grek, duke e bërë të pranueshme kthimin e Greqisë në bazë të madhe ushtarake amerikane.

Duke bërë me dije se populli grek do të duhet që të mësojë nga historia, Grigoriadis tha se ”historia na tregon se fuqitë e mëdha përdorin fuqitë e vogla si mjete të tyre për interesat personale, pavarësisht dhimbjes që ata mund të shkaktojnë, njëjtë sikurse në vitin 1922”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori