Besimi: Ribalanci ka për qëllim të ruaj stabilitetin dhe të mbështesë qytetarët dhe ekonominë
![Besimi: Ribalanci ka për qëllim të ruaj stabilitetin dhe të mbështesë qytetarët dhe ekonominë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/12/fatmir-besimi-780x439.png)
Me propozim rishikimin e buxhetit duhet të arrihen dy qëllime themelore. Së pari, ruajtja e stabilitetit makroekonomik, që është thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të çdo ekonomie. Së dyti, përkrahja e ekonomisë për t’u rikthyer në nivelin para pandemisë, si dhe për ta ruajtur sigurinë sociale të qytetarëve. Kjo u theksua nga ministri i Financave, Fatmir Besimi në ekspozenë e tij në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet.
Sipas tij qëllimet që duhet të arrihen me këtë dokument janë përkrahja e targetuar për qytetarët dhe kompanitë për tejkalimin e sfidave të rezultuara nga krizat e reja botërore.
“Kjo do të arrihet përmes masave antikrizë, rritjes së pensioneve dhe pagës minimale, rritjes së përkrahjes për kategoritë sociale dhe rritjes së subvencioneve për bujqit për stimulimin e prodhimit vendas. Gjithashtu, realizimi i axhendës ambicioze investuese në infrastrukturë prej mbi gjysmë miliardë eurove, me qëllim të përkrahjes së rritjes ekonomike, në kushte të ngadalësimit të ekonomisë botërore dhe qëndrueshmërisë fiskale dhe ruajtjes së stabilitetit makroekonomik”, theksoi në fjalimin e tij ministri i Financave Besimi.
Me propozim rishikimin, të hyrat janë projektuar në 245.8 miliardë denarë dhe janë rreth 6.9 miliardë denarë më të larta se projeksionet fillestare, ndërsa shpenzimet në nivel prej 288.5 miliardë denarë ose rreth 16 miliardë denarë më shumë në raport me projeksionet fillestare me plani për vitin 2022.
Transfertat rrjedhëse planifikohen në nivel prej 189.7 miliardë denarëve apo për rreth 19 miliardë denarë më shumë në raport me planin e vitit 2022.
“Këtu planifikohen mjete për masa antikrizë, si dhe masa të tjera për përkrahje të targetuar për tejkalimin e krizës. Do të shqyrtoj rreth asaj se pse pikërisht përkrahje e targetuar? Nëse pakoja e parë e masave do të ishte e përgjithshme me qëllim të ngadalësimit të spirales inflacioniste, masat vijuese do t’i referohen më shumë grupeve të caktuara që janë më të prekura nga kriza dhe se pa ato masa nuk mund t’i tejkalojnë këto efekte. Ky është në fakt rekomandimi i institucioneve financiare ndërkombëtare, si FMN-ja dhe Banka Botërore, por edhe i Bashkimit Evropian – që të veprojnë me masat ndaj kategorive të synuara”, tha Besimi.
Ribalanci parashikon përkrahje financiare shtesë prej 4.7 miliardë denarëve për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive në kushte të zgjatjes së krizës në tregun botëror të energjensave dhe produkteve primare.
Parashihen edhe subvencione dhe transferta shtesë për bujqit, përkatësisht 3.2 miliardë denarë shtesë nga subvencionet e planifikuara fillestare. Këto mjete kanë për qëllim stiumulimin e rendimenteve dhe produktivitetit për amortizimin e presioneve të çmimeve të produkteve ushqimore bazë.
Planifikohen transferta më të larta për komunat, para se gjithash për shkak të bllok granteve për rritjen e pagave në kopshtet e fëmijëve, në shkollat fillore dhe të mesme për 15%.
Rishikimi parasheh edhe mjete për rritjen e pensioneve në përputhje me metodologjinë e re sipas indeksit të shpenzimeve për jetesë me vlerë prej 50 për qind dhe rritjes së pagës së paguar për të gjithë të punësuarit me vlerë prej 50 për qind. Planifikohen edhe 2.4 miliardë denarë shtesë për shfrytëzuesit e së drejtës së ndihmës minimale të garantuar.
Parashihen, mjete për subvencione të kontributeve në lidhje me përkrahjen e punëdhënësve për rritjen e pagave në sektorin privat, duke përfshirë edhe efektin e subvencionimit të kontributeve për pagën minimale.
Shpenzimet për pagesën e pagave janë projektuar në nivel prej 33.2 miliardë denarëve në kuadër të të cilave nga njëra anë përfshihet efekti i harmonizimit të pagave të të punësuarve në shfrytëzuesit buxhetorë me pagë minimale, ndërsa nga ana tjetër efektet nga kontrolli i punësimeve të reja dhe optimizimi i administratës publike.
Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet, në cilësinë e komisionit kryesor, e ka filluar sot debatin rreth ribalancit të Buxhetit.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka publikuar amendament, me të cilin kërkohet që në buxhetin plotësues të parashikohen para për rritjen e pagave në sektorin publik për 2.806 denarë neto.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-MANDLL-780x439.jpg)
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
![Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/suedi-780x439.jpg)
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin