Ai ishte kryeministri i parë i Vladimir Putinit, por Mikhail Kasyanov kurrë në makthet e tij më të këqija nuk e kishte imagjinuar se ish-shefi i tij do të niste një luftë në shkallë të gjerë kundër Ukrainës.
Duke folur për AFP në një intervistë video, Kasyanov, kryeministër i Rusisë nga viti 2000 deri në 2004, tha se ai priste që lufta mund të zgjaste deri në dy vjet, por ai ishte i bindur se Rusia mund të kthehej në një rrugë demokratike, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, 64-vjeçari, i cili mbrojti lidhjet e ngushta me Perëndimin si kryeministër, tha se, si shumë rusë të tjerë, ai nuk besonte në javët përpara luftës se ajo do të ndodhte në të vërtetë.
Kasyanov e kuptoi se Putini nuk po bënte bllof vetëm kur e pa atë të thërriste lidershipin më të lartë të vendit për një takim të Këshillit të Sigurisë, tri ditë para fillimit të agresionit më 24 shkurt.
“Kur pashë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Rusisë, kuptova se po, do të ketë një luftë”, citohet të ketë thënë Kasyanov.
Ai shtoi se ndjente se Putini tashmë nuk po mendonte siç duhet.
“Unë thjesht i njoh këta njerëz dhe duke i parë ata pashë se Putini tashmë nuk ishte vetja. Jo në kuptimin mjekësor, por në aspektin politik”.
“Kam njohur një Putin ndryshe”.
Ndryshe, pasi u shkarkua nga Putin, Kasyanov iu bashkua opozitës ruse dhe u bë një nga kritikët më të zëshëm të Kremlinit.
Ai tani është kreu i partisë opozitare Liria e Popullit, ose Parnas.
Veç këtyre, në intervistën e tij, Kasyanov theksoi se Putin, një ish-agjent i KGB-së që mbush 70 vjeç në tetor, ka arritur gjatë 20 viteve të fundit të ndërtojë një sistem të bazuar në “mosndëshkimin dhe frikën”.
“Këto janë arritjet e një sistemi që, me inkurajimin e Putinit si kreu i shtetit, kanë filluar të funksionojnë edhe në një mënyrë më cinike dhe më mizore sesa në fazat e fundit të Bashkimit Sovjetik”.
“Në thelb, ky është një sistem i KGB-së i bazuar në paligjshmëri të plotë. Është e qartë se ata nuk presin asnjë dënim”.
Kasyanov ka treguar se ai ishte larguar nga Rusia për shkak të luftës dhe jetonte në Evropë, por ai nuk pranoi të zbulonte vendndodhjen e tij për shkak të shqetësimit për sigurinë e tij, përcjell Telegrafi.
Një frikë e tillë vjen pasi aleati i tij i ngushtë dhe politikani i opozitës, Boris Nemtsov, u qëllua për vdekje pranë Kremlinit në vitin 2015.
Veç tij, edhe kritiku më i njohur i Putinit, Alexei Navalny, 46 vjeç, u helmua me një agjent nervor në vitin 2020 dhe tani është në burg.
Në një paralajmërim të tij në këtë intervistë, Kasyanov parashikoi se lufta mund të zgjasë deri në dy vjet dhe tha se është e domosdoshme që Ukraina të fitojë.
“Nëse Ukraina bie, shtetet baltike do të jenë të radhës”, ka thënë më tej ai.
Sipas tij, rezultati i luftës do të përcaktojë gjithashtu të ardhmen e Rusisë.
Në këtë drejtim, Kasyanov tha se ai “kategorikisht” nuk ishte dakord me sugjerimin e presidentit francez Emmanuel Macron se Putini nuk duhet të poshtërohet.
Ai gjithashtu hodhi poshtë thirrjet që Ukraina “të lëshojë territor” për t’i dhënë fund luftës.
“Çfarë ka bërë Putin për ta merituar këtë?”, shtron pyetjen ai. “Unë besoj se kjo është e gabuar dhe shpresoj se Perëndimi nuk do të shkojë në atë rrugë”.
Në pjesën e fundit të intervistës së tij, ish-kryeministri rus beson se Putini përfundimisht do të zëvendësohet nga një “kuazi-pasardhës” i kontrolluar nga shërbimet e sigurisë.
Por siç mendon ai, një pasardhës nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë sistemin për një kohë të gjatë dhe përfundimisht Rusia do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Jam i sigurt se Rusia do të kthehet në rrugën e ndërtimit të një shteti demokratik”.
Megjithatë, ai vlerësoi se do të duhej rreth një dekadë për të kryer “de-komunizimin” dhe “de-putinizimin” e vendit.
“Kjo do të jetë e vështirë, veçanërisht pas kësaj lufte kriminale”.
Por ai pret që besimi të rivendoset me vendet evropiane, të cilat ai i quajti “partnerët natyrorë” të Rusisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Valë e re zhvendosjesh, Izraeli urdhëron evakuimin e Gazës Lindore
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj