Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze në Bllacë të Hanit të Elezit.
Kurti tha se në çdo 12 qershor kujtohet lufta dhe përjetimet për të mbrojtur tokën dhe shtëpinë tonë.
Sipas tij, 23 vite më parë në Bllacë qindra e mijëra shqiptar kaluan ditë e natë duke shpresuar se shpëtimi i tyre gjendej përtej kufijve.
“23 vite rrugëtim për të arritur lirinë që e kemi ëndërruar gjithmonë, 23 vite kur aeroplanëve të NATO-së mbi Kosovë iu është bashkangjitur këmbësoria e NATO-së në Kosovë, teksa largonte forcat e Serbisë dhe takonte ushtarët e UÇK-së dhe refugjatët civil, e kjo e fundit është aq shumë e dhimbshme sa që ndjenjë e papërshkrueshme për shumë prej nesh që jetojmë sot këtu pikërisht në Bllacë, në vendin ku qindra mijëra shqiptarë ku kanë kaluar ditë dhe nate të tëra nëpër tenda në baltë, diell dhe shi duke shpresuar që shpëtimi gjendet përtej kufijve, qindra mijëra bashkatdhetarë kanë kaluar net të tëra pa gjumë pikërisht në këtë pjesë të zemëruar dhe të indinjuar për dëbimin e tyre të dhunshëm nga shtëpitë e tyre dhe të rraskapitur e të dërmuar nga ndjenja e lodhjes fizike dhe shpirtërore,” ka thënë Kurti.
Shefi i ekzekutivit kosovar u shpreh se po punojnë fort në adresimin institucional të së kaluarës, si dhe bërjen përgjegjës të Serbisë për krimet e saj të kryera në Kosovë.
Por theksoi se në data si kjo e sotmja duhet të shënojmë përpjekje të re me kërkesë më të lartë në integrimin evropian e euro-atlantik.
“Jemi duke punuar fort në adresimin institucional të së kaluarës, si dhe bërjen përgjegjëse të Serbisë për krimet e saj të kryera në Kosovë mbi ne. Prandaj në momente si kjo na duhet të bëhemi bashkë e duke kujtuar luftën ta ruajmë paqen, ta shtrëngojmë fort dhimbjen që ndjejmë e të zotohemi që të bëjmë më të mirën për të ardhmen e këtij vendi, të brezit tonë e të gjeneratave që vijnë, pjesëmarrjen sa më të ndershme të shumicës së shoqërisë sonë duhet që sa herë që mbërrin kjo datë ta shënojmë një përpjekje të re në programin socio-ekonomik dhe një kërkesë më të lartë në integrimin evropian e euroatlantik në këtë mënyrë duhet ta festojmë ditën e Çlirimit të Kosovës duke deklaruar përpjekjet e reja në kuadrin e realizimit të projektit ku na vendos çlirimi ynë” ka thënë Kurti. /Telegrafi/
In spring 1999, the then all 19 NATO members united to stop another genocide by Serbia in the Balkans. On this day when joy & pride overcome our pain & sorrow, we remember our fallen, our struggle & sufferings while celebrating the 23rd anniversary of our Liberation & Peace Day. pic.twitter.com/xOE8CAB774
— Albin Kurti (@albinkurti) June 12, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje