Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit.
Osmani bëri thirrje për liberalizim të vizave, e integrim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Orientimin do ta kemi përpara…Sot Evropa rilind në një Kosovë të integruar në familjen e BE-së, andaj liberalizimi duhet të ndodh sa më parë e Kosova të bëhet pjesë e strukturave euroatlantike aty ku e ka vendin”, tha Osmani.
Ajo shtoi se 23 vjet më parë ky kompozicion i trenit këtu afër sikurse edhe shumë të tjerë, ishin mjeti me të cilin Kosova u zbraz pothuajse plotësisht nga banorët e saj.
“Afër 1 milion shqiptar të Kosovës gjatë marsit ‘99 e tutje dhunshëm u dëbuan nga regjimi gjenocidal serb në shtetet fqinje e deri te shtet e Evropës. Eksodi i përmasave biblike kishte vetëm një qëllim nga ana e Serbisë e atëhershme, shfarosjen e popullit shqiptar dhe spastrimin etnik të Kosovës”, tha Osmani.
Presidentja shtoi se sot jemi të nderuar që në mesin tonë kemi një grua të fortë e cila më 1999 përjetoi një nga ditët më të rënda të saj.
“Me vajzën e saj 6 muajsh në krah ajo kishte qenë pjesë e karvanit të refugjatëve të cilët serbët i dëbuan me dhunë nga shtëpitë duke i detyruar të iknin në Maqedoni. Kjo grua është Sherife Luta, dhe me fotografinë e saj që ka bërë gjiro në ballinat e mediave botërore ishte bërë portreti i Kosovës asaj kohe por edhe i grave stoike. 23 vjet më parë ëndrra e saj por edhe të gjithë banorëve të Kosovës nisi të bëhej realitet kur trupat r NATO-s zbarkuan në tokën e Kosovës”, u shpreh Osmani.
Presidentja theksoi se më 12 qershor 1999 vrasësit përfunduan jashtë Kosovës, e forcat paqeruajtëse hynë në Kosovë e qytetarët e dëbuar me dhunë nisën të kthehen në shtëpitë e tyre, at ditë erdhi liria, morën fund shtypja e vrasja dhe zuri fill krijimi i shtetit më të ri në botë.
“Ora e errët e historisë për ne mori fund. Regjimi gjenocidal i Millosheviqit mori dënimin e merituar. Mirënjohje e falënderim i pafund për aleatët tanë. Faleminderit UÇK-së dhe NATO-s. Ne Nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për gratë e dhunuara, për të zhdukurit me dhunë dhe të gjitha viktimat civile”, tha Osmani./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndërprerja e seancës konsitutive, Bajrami i LDK-së: Vota e deputetit është e lirë, nuk jemi të gatshëm për marrëveshje politike

ESHS: Vitin e kaluar janë hedhur 790.866 ton mbeturina komunale, 438 kilogramë për banor

Krasniqi pas seancës: Kjo situatë është për keqardhje, LVV ka vendosur ta mbajë peng shtetin

Të gjitha zhvillimet nga Kuvendi - a do të ketë vota të mjaftueshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare?

Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

Për të tretën herë, Albulena Haxhiun dështon të bëhet kryeparlamentare

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

"Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit dhe mbeturinave të Serbisë në Shtërpcë", Rizvanolli: Asnjë institucion i tillë nuk ka vend në Kosovë
Basha thotë se Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë