LAJMI I FUNDIT:

Insistohet se Zinedine Zidane do të marr drejtimin e PSG-së, francezi ka nënshkruar kontratë për tri vite

Insistohet se Zinedine Zidane do të marr drejtimin e PSG-së, francezi ka nënshkruar kontratë për tri vite

Mediat vazhdojnë të insistojnë se Zinedine Zidane do të jetë trajner i PSG-së për tre sezonet e ardhshme.

Gazetari Ramon Fuentes i Mundo Deportivo publikoi një raport që detajon negociatat e trajnerit me gjigantët francezë. Sipas këtyre informacioneve, Paris Saint-Germain më në fund arriti të bindë Zidanen se drejtimi i klubit është në interesin e të dyja palëve.


Njoftimi për zyrtarizimin nuk do të ndodhë deri në fund të qershorit për disa arsye, por sipas mediumit spanjoll ka tashmë një marrëveshje.

Ka informacione në lidhje me vendndodhjen e Zinedine Zidane, ku sipas Mundo Deportivo, francezi është në Katar ku u takua me pronarin e PSG-së, Tamim bin Hamad Al Thani.

Gjithmonë sipas Fuentes së Mundo Deportivos, kjo marrëveshje mes Zidane dhe PSG është e mbyllur.

Agjenti i Zinedine Zidane e mohoi se trajneri francez po nënshkruan me PSG-në. Ai tha se nuk ka marrëveshje dhe asgjë nuk bëhet pa e ditur ai.

Në anën tjetër mediat në Francë kanë shkruar se Maurizio Pochettino po largohet dhe klubi ka bërë gati 15 milionë euro dëmshpërblim për të.

Pochettino do të fitojë 15 milionë euro nga PSG për shkarkimin
Lexo po ashtu Pochettino do të fitojë 15 milionë euro nga PSG për shkarkimin

Argjentinasi nuk ka arritur të jap atë që është pritur nga ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori