LAJMI I FUNDIT:

Zelensky i kërkon Perëndimit “të tërheqë Ukrainën nga ‘zona gri'”

Zelensky i kërkon Perëndimit “të tërheqë Ukrainën nga ‘zona gri'”

Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Perëndimit që të tërheqë vendin e tij nga “zona gri” midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, në një samit të demokracisë të premten.

Presidenti ukrainas mori një ovacion të fortë teksa u shfaq përmes një video-adresimi në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë që po zhvillohet këtë javë në kryeqytetin danez, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.

“Pse ka ende politikanë skeptikë që hezitojnë nëse Ukraina duhet të lejohet të kalojë në Bashkimin Evropian?”, ka pyetur Zelensky, duke përmendur mbështetjen publike për ambiciet e anëtarësimit të Kievit.


“Pse, nëse vlerat thelbësore evropiane nënkuptojnë se çdo komb është i rëndësishëm dhe duhet të respektohet njëlloj, pse u është thënë për kaq gjatë ukrainasve se duhet të qëndrojnë ende në këtë zonë gri midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë?”.

Komentet e Zelensky vijnë menjëherë pas publikimit të Indeksit të Perceptimit të Demokracisë 2022, i cili tregoi mbështetje të gjerë publike në të gjithë Evropën dhe më gjerë për ndihmën ndaj Ukrainës dhe ndërprerjen e lidhjeve me Rusinë.

“Pse, nëse Rusia në mënyrë cinike shkel të gjitha dokumentet kyçe të së drejtës ndërkombëtare, pse ka ende nga ata që hezitojnë nëse do të bllokojnë ndonjë marrëdhënie me një shtet të tillë?”, ka shtruar një pyetje tjetër, lideri ukrainas.

“Ne duhet të heqim këtë zonë gri, e cila është kaq joshëse për shtetin rus”, shtoi Zelensky. “Ne duhet të kalojmë në veprim”.

“Kur kjo të ndodhë, nuk do të ketë asnjë pyetje se kush do të fitojë”, shtoi presidenti.

Ndryshe, Komisioni Evropian – dega ekzekutive e BE-së – aktualisht po vlerëson ofertën e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun dhe më vonë këtë muaj pritet të japë verdiktin e saj nëse Kievit duhet t’i jepet statusi i kandidatit; një hap kyç në rrugën drejt anëtarësimit të plotë, vë në pah Newsweek.

Shtetet anëtare – disa prej të cilëve kanë hezituar – më pas do të duhet të vendosin nëse do ta bëjnë Ukrainën një vend kandidat.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, foli menjëherë pas fjalimit të Zelensky.

Ajo u tha pjesëmarrësve të samitit se parlamenti në Strasburg “qëndron fort pas ofertës së Ukrainës për të marrë statusin e kandidatit në BE”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori