LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet ukrainase: Fabrikën e paketimit të mishit e kanë shndërruar në morg për ushtarët e vdekur

Autoritetet ukrainase: Fabrikën e paketimit të mishit e kanë shndërruar në morg për ushtarët e vdekur

Ushtria ruse ka humbur kaq shumë ushtarë në luftën e pajustifikuar në Ukrainë, saqë një fabrikë për paketim të mishit po e shfrytëzon si morg për të ruajtur kufomat e ushtarëve të saj.

Në një njoftim për shtyp, divizioni i inteligjencës i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës tha se ushtrisë së presidentit rus, Vladimir Putin i ka mbetur pak hapësirë për trupat e pajetë.

Zyrtarët thanë se rusët po kërkonin “frigoriferë shtesë” për të ruajtur trupat në qytetin e pushtuar të Melitopol, në juglindje të kryeqytetit të Kievit, raporton nypost.


Rusia mund të ketë humbur 20,000 ushtarë në Ukrainë
Lexo po ashtu Rusia mund të ketë humbur 20,000 ushtarë në Ukrainë

“Administrata pushtuese e Melitopolit po kërkon urgjentisht frigoriferë shtesë dhe frigoriferë industrialë”, thuhet në deklaratë.

Dihet se fabrika e ambalazhimit të mishit të qytetit, e cila u shndërrua në morg, tashmë është plotësisht e mbushur me trupat e pushtuesve të vrarë dhe nuk mund të pranojë më. Ushtria ruse filloi konvertimin e fabrikës së paketimit të mishit në një morg të improvizuar të hënën, njoftoi ministria e mbrojtjes.

Ndryshe, Numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë tani mund të jetë deri në 20,000 – sipas vlerësimit të fundit nga një zyrtar i lartë perëndimor. /Telegrafi/