Bytyqi bën thirrje që të kursejmë rrymën: Dimrit të ngrohemi më pak
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në emisionin “Click Plus” theksoi se duhet të pranojmë se jetojmë në krizë ekonomike dhe qytetarët do të duhet të mësohen të jetojnë më ketë. Si shembull, tha se është e nevojshme që të kursejmë edhe ne energji elektrike gjatë muajve të ftohtë të dimrit.
“Nëse jemi mësuar në 24 gradë celsiusë ta mbajmë temperaturën në shtëpi që ta kemi ngrohtë dhe të ecim me bluzë krahë shkurtë, me shumë gjasa do të duhet të mësohemi të jetojmë në 22, sepse çdo gradë do të thotë kursim, ndërsa atë energji elektrike që dikush na e siguron të subvencionuar do të duhet ta kthejmë dhe t’i ndihmojmë ekonomisë”, deklaroi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.
Shtoi se kriza energjetike sadopak do të rregullohet me ndryshimin e modelit tarifor, duke bërë një mënyrë më të drejtë të tarifimit të energjisë elektrike si për konsumatorët e vegjël ashtu edhe për konsumatorët e mëdhenj në mënyrë që të çlirohet një përqindje e caktuar e energjisë elektrike.
“Nuk e di nëse opinionin publik flitet mjaftueshëm se 17 konsumatorë që janë në tregun e rregulluar përdorin 30% të energjisë elektrike që shitet në atë treg. Prisni, sigurisht se ata nuk janë si ne amvisëri, 17 konsumatorë, 30% të tregut ku çmimi është i rregulluar nga shteti. Do të thotë që këta konsumatorë marrin rrymë nga secila amvisëri, të subvencionuar dhe i bëjnë dëm palës tjetër”, tha Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.
Për rritjen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore Bytyqi tha se kjo që po ndodh është përfitim ushtarak. Përmendi edhe shembull ku një market, çmimin e makaronave 500 g, nga 40 denarë e ka rritur në 69 denarë edhe atë 2 minuta pas mesnate, menjëherë kur kanë përfunduar masat anti krizë të Qeverisë.
“Për mua është e papranueshme që në 24 orë kompanitë të rrisin marzhën me më shumë se 20%. Ne i kuptojmë plotësisht të gjitha rregullat e lojës. Në një ekonomi tregu, nuk është shteti ai që përcakton çmimet dhe marzhat. Por përkundër ekonomisë së tregut, në periudhë krize, nëse dikush bën një rritje të caktuar në shpinën e qytetarëve, e quajnë përfitim ushtarak”, pohoi Fatmir Bytyqi./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles