Specializantët në Maqedoni pa paga për kujdestari që nga muaji shkurt
Specializantët privat kanë mbetur pa pagesën e kujdestarisë që nga muaji shkurt i këtij viti.
Sipas një reagimi të Shoqatës së Mjekëve Specializantë, kjo pagesë është ndërprerë nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ndërkaq përmes po këtij reagimi ata i drejtohen direkt kryeministrit Dimitar Kovaçevski që të përfshihet në tejkalimin e këtij problemi.
“Heqja e kësaj mase në praktikë nënkupton dëbimin e mjekut të ri nga vendi si dhe një nxitje negative për studentët e mjekësisë për të vazhduar shkollimin brenda vendit. I bëjmë apel kryeministrit dhe të gjitha institucioneve kompetente që të gjejnë zgjidhje për këtë problem që buron nga reagimi vetjak i individëve në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë, të cilët nuk i shohin pasojat e këtij vendimi, duke vënë interesat personale para shëndetit të qytetarëve”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Mjekëve Specializantë.
Sipas po këtij reagimi, sqarohet se prej pesë viteve të fundit, si projekt i qeverisë së atëhershme për parandalimin e eksodit masiv të mjekëve, ka filluar pagesa e shumëpritur dhe e merituar e kompensimit monetar për punën e bërë nga praktikantët në klinika.
“Vitin e kaluar, në kulmin e pandemisë më të madhe me Covid-19, kolegët e rinj u përfshinë aktivisht dhe pa rezerva në punën e Qendrave Covid në të gjithë vendin. Duke e vënë veten në ballë të interesave të pacientëve. Në përgjigje të kësaj, Ministria e Shëndetësisë filloi me pagesën e shtesave për detyrë dhe sigurime shëndetësore të kësaj kategorie mjekësh. Që prej muajit shkurt, pa asnjë sqarim është ndërprerë pagesa e detyrimit nga FSS, pavarësisht se kursantët kanë lidhur marrëveshje me klinikat për pagesën e tarifës për punën e tyre”, thuhet tutje në një reagim.
Në lidhje me këtë, Alsat WEB, ka kontaktuar ditë më parë edhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, të cilët kanë thënë se këto detyrime ju përkasin klinikave ku janë të punësuar specializantët./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles