LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Shtetit për 24 orë ngriti 50 aktakuza kundër 57 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria e Shtetit për 24 orë ngriti 50 aktakuza kundër 57 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 50 aktakuza kundër 57 personave, për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 10 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktim të paraburgimit të dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona, si dhe ka ngritur 22 aktakuza kundër 28 personave për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka ngritur shtatë aktakuza, kundër shtatë personave për vepra të ndryshme  penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për veprat penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona për vepra të ndryshme penale dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi për vepra penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”,  si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Drejtësi
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori