Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, të mërkurën është arrestuar për “sulm ndaj personit zyrtar”, i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt, në Prizren.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:40, në Prizren.
Tutje në raport, thuhet se janë arrestuar dy persona pasi kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Ndërsa, një gjë të tillë e kishte kundërshtuar vet ish deputeti Berisha, sipas të cilit “nuk ka ndodhur ndonjë sulm apo kërcënim”.
Ai pretendonte se policia prej disa ditësh i kishte shqiptuar dënime vetëm veturës së tij në mënyrë selektive.
“Nuk është e vërtetë se kam penguar ndonjë zyrtar policor, por për disa ditë rresht dikush nga policia para Shoqatës së Veteranëve më vendos tiketë dënimi për parking edhe pse dhjetëra vetura tjera ishin të parkuara më keq se e imja dhe nuk kishin tiketa dënimi”.
Berisha dyshonte se ishte provokuar qëllimisht nga policia, e madje pretendonte se i ishte hedhur gaz lotsjellës.
“Tipin në fjalë [zyrtarin policor] nuk e njoh, por veprimet e tij më bëjnë të dyshoj se kanë qenë provokuese dhe me qëllim, për të cilin do të sqarohem para organeve të drejtësisë. Nuk ia kam pas borxh të më hedh gaz lotsjellës pa kurrfarë arsye”, thuhej në përgjigjen e Berishës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë
Zyrtari i NATO-s: Maqedonia e Veriut hyri në Aleancë me emrin e ri kushtetues
Sondazhi i International Republican Institute: Presidentja Osmani, liderja më e besuar në rajon
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës
Ahmeti: Komiteti i Ministrave nuk e adreson rekomandimin e Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Shiu i furishëm, vërshohet kryeqyteti
Armatimi që u gjet nga Policia e Kosovës në veri
Pse Kurti është i interesuar për zgjedhje gati në fund të mandatit?
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen