LAJMI I FUNDIT:

Zafir Berisha mohon sulmin ndaj policisë, dyshon se po dënohet në mënyrë selektive

Zafir Berisha mohon sulmin ndaj policisë, dyshon se po dënohet në mënyrë selektive

Zafir Berisha, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme e ish-deputet i Kuvendit të Kosovës është arrestuar sot në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë se i njëjti është arrestuar pasi ka sulmuar dhe fyer policinë pasi i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.


Mirëpo një gjë të tillë po e kundërshton vet Berisha, sipas të cilit nuk ka ndodhur ndonjë sulm apo kërcënim.

Ai pretendon se policia pres disa ditësh po i shqipton dënime vetëm veturës së tij në mënyrë selektive.

Arrestohet Zafir Berisha, pasi u konfrontua fizikisht me zyrtarët policorë
Lexo po ashtu Arrestohet Zafir Berisha, pasi u konfrontua fizikisht me zyrtarët policorë

“Nuk është e vërtetë se kam penguar ndonjë zyrtar policor, por për disa ditë rresht dikush nga policia para Shoqatës së Veteranëve më vendos tiketë dënimi për parking edhe pse dhjetëra vetura tjera ishin të parkuara më keq se e imja dhe nuk kishin tiketa dënimi”.

Berisha dyshon se është provokuar qëllimisht nga policia, e madje pretendon se i është hedhur gaz lotsjellës.

“Tipin në fjalë [zyrtarin policor] nuk e njoh, por veprimet e tij më bëjnë të dyshoj se kanë qenë provokuese dhe me qëllim, për të cilin do të sqarohem para organeve të drejtësisë. Nuk ia kam pas borxh të më hedh gaz lotsjellës pa kurrfarë arsye”, thuhet tutje në përgjigjen e Berishës për rastin në fjalë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare - Asociacioni, pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Drita jeshile për Kosovën në Asamblenë Parlamentare - Asociacioni, pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para Senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara

Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para Senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara

Lajme
Kalo në kategori