Ushtarët e KFOR-it hungarezë, zhvillojnë trajnim me gjuajtje reale në Pejë

Ushtarët hungarezë të Batalionit të Rezervës Taktike të Forcës së Kosovës (KTRBN), pjesë e KFOR-it, kanë zhvilluar një trajnim me gjuajtje reale në Poligonin Voloire në Pejë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, aktiviteti trajnues kishte për qëllim përmirësimin e aftësive në qitje, forcimin e procedurave operative, rritjen e koordinimit ndërmjet pjesëtarëve dhe sigurimin e përdorimit të duhur të sistemeve individuale të armatimit.
KFOR-i ka bërë të ditur se përmes trajnimeve të tilla pjesëtarët e tij ruajnë gatishmërinë operacionale dhe aftësinë për reagim, duke kontribuar në përmbushjen e misionit për një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në Kosovë.
Nga
Telegrafi
12 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































