Zyrtarët ukrainas po akuzojnë Rusinë për vjedhjen e rreth 600 mijë tonë grurë nga Ukraina, që sipas tyre më vonë ishte transportuar drejt Lindjes së Mesme.
Në një kumtesë të lëshuar për media, Denys Marchuk, nënkryetar i Këshillit Agrar të Ukrainës, tha se gruri ishte vjedhur nga rajonet e okupuara në jug të vendit, transmeton Telegrafi.
Ai pretendon se gruri është transportuar drejt portit të Sevastopolit në territorin e Krimesë që tashmë e ka okupuar Rusia, dhe e kishte nisur me anije drejt Lindjes së Mesme.
Janë hapur disa raste kriminale “që kërkojnë shqyrtim nga gjykata ndërkombëtare, dhe se Rusia për këtë duhet kompensuar Ukrainën”, shtoi Marchuk.
Ai gjithashtu theksoi se veprimet ruse “janë operacione të planifikuara mirë nga pushtuesi”. Në anën tjetër, Kremlini akoma nuk ka dhënë ndonjë koment për akuzat e Marchukut.
CNN më herët kishte raportuar se konvoji i kamionëve është parë duke transportuar grurin nga fermat dhe mullinjtë në jug të Ukrainës, në drejtim të Krimesë.
Autoritetet ukrainase vlerësojnë se në maj forcat ruse, në rajonet e okupuar kanë vjedhur mbi 400 mijë tonë grurë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit
Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare