Gjysma e gjermanëve nuk do të përdorin transportin publik gjatë fushatës së subvencionuar të biletave mujore, e cila është në fuqi që nga fillimi i qershorit dhe ka shkaktuar probleme të mëdha dhe bllokime në trafikun lokal.
Dyzet e nëntë për qind e të anketuarve thanë se nuk do të përdornin transportin publik në muajt e ardhshëm dhe 18 për qind do të shmangnin transportin publik, sipas një sondazhi të kryer për agjencinë e lajmeve dpa nga Instituti YouGov. Vetëm 21 për qind e të anketuarve thanë se nuk do të shmangnin transportin publik.
Nga 1 qershori, qytetarët mund të përdorin biletat mujore të transportit publik me çmim të reduktuar prej 9 euro. Këto bileta janë të vlefshme në të gjitha mjetet e transportit publik në të gjithë Gjermaninë.
Aksioni është pjesë e planit të qeverisë për të lehtësuar qytetarët nga rritja e çmimeve të energjisë. E njëjta paketë përfshin uljen e çmimeve të karburanteve, si dhe një ndihmë të njëhershme prej 300 euro për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve të energjisë.
Aksioni me bileta të subvencionuara duhet të zgjasë deri në fund të gushtit dhe do t’i kushtojë taksapaguesve në total 2.5 miliardë euro.
Që nga futja e biletës mujore të subvencionuar të transportit për shkak të fluksit të madh të udhëtarëve, ka pasur ndërprerje të mëdha në transportin publik, veçanërisht në trenat vendorë.
Gjatë fundjavës së kaluar, e cila zgjati tre ditë shkaku i motit të ligët, ngarkesa shkaktoi anulimin e shumë trenave, veçanërisht të atyre që udhëtonin në drejtim të zonave turistike në Detin e Veriut dhe Baltik dhe në Alpe.
Aksioni i biletave mujore më të lira u kritikua gjithashtu si i pamatur dhe i përgatitur në mënyrë të pamjaftueshme. Shoqatat e pasagjerëve në transportin publik besojnë se paratë e shpenzuara për subvencionimin e këtyre biletave mund të shpenzohen më me qëllim për modernizimin e infrastrukturës hekurudhore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke
Marco Rubio: Ukraina dhe Rusia duhet të bëjnë kompromise për të përfunduar luftën
Detaje të reja mbi aksidentin ajror në Washington D.C
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?