LAJMI I FUNDIT:

Udhëtime të pakufizuara verore për 9 euro në Gjermani

Udhëtime të pakufizuara verore për 9 euro në Gjermani

Një muaj i tërë transporti i pakufizuar për vetëm 9 euro – kjo është një marrëveshje e madhe në çdo kohë, por në një kohë të rritjes së çmimit të karburantit, çmimeve të larta të qirave të veturave dhe një krize mbarëbotërore të kostos së jetesës, kjo është e mirëseardhur.

Ndaj bëni gati valixhet, sepse destinacioni më i përballueshëm i udhëtimit këtë verë, nëse do të udhëtojmë me transport publik, duket se është Gjermania.


Qeveria gjermane ka miratuar sot krijimin e një bilete mujore të transportit publik prej 9 eurove.

Karta mund të përdoret në të gjithë vendin, në transportin lokal dhe rajonal – trena, autobusë dhe tramvaje, sipas mediave lokale, raporton cnn.

Megjithatë, lokale do të thotë lokale – kështu që nuk mund të përdoret për shërbimet e autobusëve ose trenave në distanca të gjata. Me fjalë të tjera, trenat e njohur IC, EC dhe ICE janë të përjashtuar – megjithëse mund të kombinoni një udhëtim në distanca të gjata me transportin rajonal.

Marrëveshja do të zbatohet për muajt qershor, korrik dhe gusht, si pjesë e një pakete qeveritare për lehtësimin e kostos së jetesës, ku njerëzit po nxiten të shfrytëzojnë transportin publik për të lëvizur këtë verë.

Çdo leje do të jetë e vlefshme për muaj kalendarik – kështu që nëse e blini biletën më datën 14, do të mund ta përdorni vetëm deri në fund të muajit ndërsa do të dalin në shitje më 23 maj.

Por megjithëse është projektuar për vendasit, turistët mund të blejnë gjithashtu lejen.

Hekurudha kombëtare e Gjermanisë, Deutsche Bahn, ka shtuar tashmë lejet në faqen e saj të internetit. /Telegrafi/