LAJMI I FUNDIT:

Borrell emëroi krerët e rinj të delegacioneve të BE-së: Ish-zyrtarja evropiane për Kosovën nominohet në Serbi

Borrell emëroi krerët e rinj të delegacioneve të BE-së: Ish-zyrtarja evropiane për Kosovën nominohet në Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Josep Borell njoftoi emërimin e krerëve të rinj të delegacioneve të BE-së.

Ata do të emërohen zyrtarisht pas dorëzimit të letrave kredenciale tek vendeve pritëse.

Christiane Hohmann është nominuar si Kryetare e Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Ajo është aktualisht ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë.


EEAS ka emëruar Plamena Halacheva si Zëvendës Shef të Delegacionit të BE-së në Serbi. Ajo është koordinatore aktuale për politikat e Njësisë për Qytetarët, Barazinë, Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit të Sekretariatit të Përgjithshëm të Komisionit Evropian.

Halacheva më parë ka punuar në Shërbimin Politik për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian. /Telegrafi/