LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë raste të reja me COVID-19

Dhjetë raste të reja me COVID-19
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 254 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.


Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.214.

Në total numri i rasteve aktive është 54.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.608 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.310 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.896 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/