LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi gjykimi për rastin “Talir 2”, nesër shpallet aktgjykimi

Përfundoi gjykimi për rastin “Talir 2”, nesër shpallet aktgjykimi

Aktgjykimi për rastin “Talir” do të publikohet nesër në orën 12:30, njoftoi sot pasdite gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska, e cila e udhëheq këtë lëndë, pas fjalëve përfundimtare të të akuzuarit të dytë Kirill Bozhinovski, ish-sekretar i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së dhe i Qeverisë, me çka përfundoi debati kryesor për lëndën.

“Pas përfundimit të debatit kryesor Këshilli do të këshillohet, ndërsa publikimi i aktvendimit caktohet për më 8 qershor në orën 12:30. Kjo është bërë e ditur para të pranishmëve dhe konsiderohen si të njoftuar”, tha Aleksovska Stojanovska.


Në rastin “Talir 2” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arratisje, dhe ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski.

Fajtorët akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, me ç’rast kanë mundësuar personi juridik “Beton” SHA Shkup, ta ndërtojë selinë e partisë politike OBRM-PDUKM, në kohën kur firma ka pasur marrëveshje për furnizime publike me organe shtetërore dhe institucione publike ose ndërmarrje, në kundërshtim me Ligjin për parti politike, Ligjin për financim të partive politike dhe Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve.

Përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Lubomir Lale.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori