Çmimi i litrës së naftës këtë të martë në Kosovë ka arritur në 1.75 euro.
Përveç naftës, rritje të çmimit ka pësuar edhe benzina, një litër e së cilës tashmë kushton 1.77 euro.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Fadil Berjani nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, i cili ka thënë se këto çmime janë të larta për gjendjen ekonomike të qytetarëve.
I pyetur se a pritet që këto çmime të rriten edhe më tej gjatë kësaj jave, Berjani tha se nuk mund të paralajmërojë asgjë pasi “ka lëvizje të mëdha në Berzën Ndërkombëtare”.
“Çmimet janë të larta për gjendjen ekonomike të cilën e kanë qytetarët tanë. Por, rritja e çmimit të derivateve është duke ndodhur në tërë globin e jo vetëm te ne”, u shpreh ai.
Tutje, tha se qytetarët duhet ta kuptojnë se rritjen e çmimeve e dikton Berza.
“Dhe kjo po ndodhë në tërë botën. Stabilizim të tregut do të kemi pasi të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë”.
Javën e kaluar, Berjani pati paralajmëruar se do të ketë “rritje të lehtë” të çmimit të derivateve.
Para kësaj rritje, çmimet e derivateve ishin: dizelli 1.65 euro, kurse benzina 1.66 euro.
Rritja e çmimeve të naftës dhe benzinës në Kosovë ka shënuar nivelin më të lartë në 20 vjetët e fundit, sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.
Për shkak të lëvizjes së shpeshtë të çmimeve, ka pasur dyshime se naftëtarët po i kurdisin çmimet.
Kurdisja e çmimeve ose marrëveshja për nivelizimin e çmimeve, është e ndaluar me Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës në Kosovë.
Për mbikëqyrjen e fenomeneve të tilla, institucion kompetent është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, i cili ka rreth 11 muaj që nuk është funksional dhe kjo për shkak të mungesës së Komisionit Kosovar të Konkurrencës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe