LAJMI I FUNDIT:

Kina sjell projektin e lëshimit në hapësirë të centralit me energji diellore

Kina sjell projektin e lëshimit në hapësirë të centralit me energji diellore

Kina do ta lëshojë në hapësirë stacionin e saj të centralit diellor i cili do të kthej energjinë prapa në Tokë, ndërsa lëshimin e këtij stacioni ata do ta bëjnë rreth dy vite më herët se që kishin pritur.

Një tjetër projekt energjetik ishte propozuar nga NASA prej para më shumë se dy dekadave, por që ky projekt nuk ishte zhvilluar asnjëherë më parë, ndërsa në anën tjetër qeveria britanike ka porositur një kërkim të pavarur duke e mbështetur atë me 16 miliardë funta, ku pritet që versioni britanik i këtij stacioni të lëshohet në orbitë gjatë vitit 2035, transmeton Telegrafi.

Lëshimi i parë i këtij stacioni nga Kina është paraparë në vitin 2028, kur një satelitë testues i cili do jetë në lartëso prej 400 kilometrash do të testojë teknologjinë e transmetimit të energjisë në Tokë nga centrali diellor.


Ilustrim: Funksionimi i Stacionit të Centralit Diellor në Hapësirë.

“Ky satelit do të konvertojë energjinë diellore në valë të vogla ose laser dhe pastaj do t’i gjuaj rrezet e energjisë në “shënjestra” të ndryshme, duke përfshirë këtu disa vendndodhje fikse në Tokë dhe satelitë lëvizës” thuhet në një shkrim të South China Morning Post.

Planet e detajuara u publikuan në një shkrim në revistën kineze për Shkencë Hapësirë dhe Teknologji. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Teknologji
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Teknologji
Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?

Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?

Teknologji
El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë

El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë

Teknologji
Superkompjuteri LUMI do të jetë një nga më të fuqishmit në BE

Superkompjuteri LUMI do të jetë një nga më të fuqishmit në BE

Teknologji
Kalo në kategori