Partizanët ukrainas në zonat e pushtuara të vendit po intensifikojnë sulmet dhe përpjekjet sabotuese ndaj forcave ruse dhe bashkëpunëtorëve të tyre lokalë, përpjekje të organizuara që duket se janë duke u përhapur, shkruan The Guardian.
Gjashtë roje kufitare ruse dyshohet se u vranë javën e kaluar kur pozicioni i tyre ishte nën zjarr pranë pikës kufitare Zernovo, në pjesën veriore të Ukrainës. Dy ditë më vonë, një shpërthim u dëgjua në afërsi të zyrës së Yevgeny Balitsky, një zyrtar ukrainas pro-Kremlinit që operon në Melitopol, transmeton Telegrafi.
Rritja e luftës partizane, në veçanti në jug të Ukrainës rreth Khersonit, pasoi pas një paralajmërimi për fillimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, se në çdo zonë nën pushtimin rus ka gjasa të përballet me luftën guerile.
Të dyja palët kanë interes të ekzagjerojnë mbizotërimin: rusët të justifikojnë kufizimet në zonat që i pushtojnë, kurse ukrainasit të demoralizojnë trupat ruse.
Kjo gjithashtu ndërlikon çështjen e vlerësimit, se në çfarë mase grupet ushtarake ukrainase të sabotimit apo grupet e rezistencës vendarë po kryejnë sulme.
Partizanët zakonisht përkufizohen si anëtarë të një grupi të armatosur, të formuar për të luftuar fshehurazi forcat pushtuese, për shembull në Evropën e pushtuar nga nazistët. Termi ka më shumë konotacion pozitiv sesa rebel.
Në incidentin në Melitopol, ku u përfshi një veturë plot me eksplozivë, ishte mjaft domethënëse për të rikthyer vëmendjen për një fenomen që po ndodh pothuajse nga fillimi i luftës.
Disa analistë besojnë se po shohin prova se aktiviteti partizan në Ukrainë po përshkallëzohet. Në mesin e tyre është Alexander Motyl, historian dhe ekspert për Ukrainën në Universitetin Ratgers.
Duke shkruar për një ueb-faqe kushtuar mbrojtjes, Motyl ka theksuar: “Kam mbledhur prova nga ueb-faqet ukrainase që kanë identifikuar në mënyrë eksplicite kryesit e këtyre veprave si partizanë”.
“Sigurisht që është e mundur që forcat speciale ukrainase të kenë qenë të përfshira në disa prej këtyre aksioneve, gjithashtu është e mundur që të dhënat nuk janë të plota, pasi shumë aksione kanë mbetur të paraportuara. Pavarësisht kësaj, numri i aksioneve guerile është mbresëlënës dhe flet për një trend drejt rritjes së aktiviteteve partizane”, shtoi Motyl.
Duke komentuar shpërthimin në Melitopol, autoritetet pro-Kremlinit në këtë qytet fajësuan drejtpërdrejt partizanët ukrainas. Komiteti hetimor i Rusisë, fajësoi “diversantët ukrainas” për këtë aksion.
Sulmi në Melitopol pasoi disa ditë pas raportimit për një tentim atentati mbi Andriy Shevchik, kryebashkiakun e vetëshpallur të Enerhodar në rajonin e Zaporzhzhia, ku si pasojë mbështetësi i Kremlinit mbeti i plagosur rëndë nga ky shpërthim.
Në incidente tjera, janë dëmtuar hekurudhat në rajonet që janë nën kontrollin e okupatorit rus – derisa po qarkullojnë fletushka përmes të cilave kërcënohen trupat ruse dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Instituti për Studimin e Luftës, një qendër kërkimore amerikane, sugjeron që autoritetet ruse në rajonin Luhansk që ishte skenë e luftimeve të ashpra ditëve të fundit – po përgatitet për rritjen e sulmeve partizane në atë rajon.
“Autoritet ruse sigurisht që e ndjejnë presionin partizan nga ana e ukrainasve në Luhansk”, thuhet në raportin e këtij instituti.
“Administrata e inteligjencës ukrainase (GUR) ka njoftuar më 1 qershor për fillimin e projektit “Partizanët e Luhanskut”, duke inkurajuar kështu rezistencë kundër përpjekjeve ruse mbi rajonin e Luhanskut.
Kanali rus në Telegram raportoi se ministria e Brendshme ruse po dërgon një detashment special në rajonin separatist të republikës së vetëshpallur të Luhanskut, si një përpjekje për të rritur praninë administrative të Rusisë në këtë rajon që po përballet më pakënaqësi në rritje.
Disa nga incidentet për të cilat dyshohet se janë përfshirë partizanët muajve të fundit, ndoshta janë imagjinatë, në të njëjtën mënyrë sikur ishte rasti i pilotit të aeroplanit luftarak ukrainas “Fantazma e Kievit”, që rezultoi në fund të ishte një trillim i ndërtuar me shumë kujdes.
E pavarësisht se është e pamundur të verifikohen pretendimet se ushtarët rusë janë ushqyer me byrek të helmuar, ka pasur raporte të besueshme se bashkëpunëtorët dhe ushtarët rusë janë vrarë apo zhdukur. Disa pretendime sugjerojnë se numri i ushtarëve të vrarë nga partizanët deri më tani mund të ketë shkuar në disa qindra. Megjithatë ajo çfarë dihet është se plani për luftë partizane ka qenë i gjatë dhe mirë i përgatitur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Për herë të parë në 30 vjet, New York nuk raporton viktima për pesë ditë rresht
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar – shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
Trump ia ndërron emrin edhe majës më të lartë në Amerikën e Veriut
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
Për herë të parë në 30 vjet, New York nuk raporton viktima për pesë ditë rresht
Gratë transgjinore në SHBA, dënimin do ta vuajnë në burgjet e burrave
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite