LAJMI I FUNDIT:

Përleshje mes vajzave në Pejë – nga policia flasin për incidentin

Përleshje mes vajzave në Pejë – nga policia flasin për incidentin

Tri vajza janë përfshirë në një përleshje fizike gjatë ditës së hënë në stacionin e autobusëve në Pejë.

Në pamjet e kësaj përleshjeje të cilat janë publikuar në rrjetet sociale, shihen dy vajza teksa godasin një tjetër e cila është e shtrirë në tokë. Aty më pas shihet se ndërhyjnë disa persona të tjerë të cilët përpiqen t’i ndajnë.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Telegrafin se janë duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në këtë incident.

“Rastin e kemi kuptuar nga mediat, mirëpo menjëherë njësitet relevante kanë dalë për të kuptuar si ka ndodhur ky rast dhe për t’i identifikuar personat. Janë duke punuar hetuesit dhe pasi të identifikohen do të merren në stacion për të kuptuar si ka qenë rasti”, tha ai.

Rugova shtoi se detaje të tjera nuk mund të japë për këtë rast, derisa hetuesit të arrijnë një epilog. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori