LAJMI I FUNDIT:

Shikojeni se si është bërë BMW M3 Touring

Shikojeni se si është bërë BMW M3 Touring

BMW M3 Touring është pothuajse gati, me lansimin e paralajmëruar për më vonë këtë vit.

Dhe BMW po përgatitet për të përmbushur kërkesën për veturën e saj me performancë të lartë.


Ndërkohë për të treguar se për çfarë veture bëhet fjalë, BMW M krijoi një video turne të objektit të tyre të prodhimit.

“Një ëndërr bëhet realitet: për herë të parë në historinë e saj, gama e modeleve të BMW M do të plotësohet me një BMW M3 Touring. Ky është episodi i gjashtë i tregimit për BMW M3 Touring, i cili na çon nga procesi i zhvillimit në testin përfundimtar të qëndrueshmërisë në Nordschleife”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar. /Telegrafi/