LAJMI I FUNDIT:

Rastësi apo sinjal? Shakira kishte veshur pak ditë më parë “fustanin e hakmarrjes” – të njëjtin që Princesha Diana veshi kur u tradhtua nga Charles

Rastësi apo sinjal? Shakira kishte veshur pak ditë më parë “fustanin e hakmarrjes” – të njëjtin që Princesha Diana veshi kur u tradhtua nga Charles

Të gjitha shenjat ishin aty, por askush nuk po e vërente, që Shakira po jepte të gjitha sinjalet e ndarjes kur u largua nga Festivali i Filmit në Kanë 2022 e veshur me atë fustan të zi spektakolar.

Thashethemet filluan të marrin dhenë në fund të majit, por raportimet e mëtejshme konfirmuan se Shakira dhe Pique kanë qenë në telashe për të paktën tre muaj. Në fakt, emisioni ‘Mamarazzis’ në Youtube i drejtuar nga Laura Fa dhe Lorena Vazquez bëri të ditur historinë dhe shtoi se çifti ka qenë i ndarë për tre muajt e fundit, shkruan Marca.

Një pabesi e supozuar nga qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është ndoshta shkaku i kësaj ndarjeje mes dy personazheve publike. Megjithatë, nuk ka asgjë të konfirmuar nga asnjëra palë në lidhje me këtë version. Por shenjat janë të gjitha aty, ndoshta më e madhja është fustani i zi mbresëlënës i Shakirës nga Festivali i Filmit në Kanë gjatë muajit maj.


Fansat me sy të mbrehtë kanë vërejtur se ky fustan është i njëjti në dizajn me atë që Princesha Diana kishte veshur dikur në një kohë të vështirë të saj. Nëse nuk e dini se për çfarë po flasim, na lejoni të shpjegojmë pse kjo është një tundje e qartë me kokë për të ndjerën Lady Diana.

Shakira demanton se u shtrua në spital pas ndarjes nga Pique, thotë se ishte atje për babanë e saj të sëmurë
Lexo po ashtu Shakira demanton se u shtrua në spital pas ndarjes nga Pique, thotë se ishte atje për babanë e saj të sëmurë

Arsyeja pse ky është quajtur ‘fustani i hakmarrjes’ ka një histori të tërë pas saj, Princesha Diana ishte e freskët pas një skandali të ish-bashkëshortit të saj, Princi Charles.

Foto: Daniele Venturelli/WireImage/Getty Images

Pasi u njoftua lidhja e tij me Camila Parker-Bowles në vitin 1994, Princesha Diana mori pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga “Vanity Fair” aso kohe, e veshur me një fustan të bukur të zi që është jashtëzakonisht i ngjashëm me atë të Shakiras.

Edhe pse kjo mund të jetë një rastësi, ajo përshkruan në mënyrë të përsosur personalitetin e grave.

Foto: Jayne Fincher/Getty Images

Jo vetëm gratë, por edhe burrat, veçanërisht kur ata thjesht u tradhtuan. Liria që Lady Diana e ndjeu për të veshur këtë fustan pas skandalit që tronditi mediat, është e njëjta liri që ndjeu Shakira teksa ishte në Kanë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh

Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh

Magazina
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë

Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë

Magazina
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA

Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Magazina
Olsi largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania

Olsi largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania

Magazina

"U martuam", Gjesti detyron Eglin ta shikojë në sy, teksa këndojnë karaoke

Magazina
Kalo në kategori