LAJMI I FUNDIT:

Shakira demanton se u shtrua në spital pas ndarjes nga Pique, thotë se ishte atje për babanë e saj të sëmurë

Shakira demanton se u shtrua në spital pas ndarjes nga Pique, thotë se ishte atje për babanë e saj të sëmurë

Shakira zbuloi se pësoi një moment të frikshëm kur babai i saj u dërgua në spital javën e kaluar.

Ylli i popit, 45 vjeçe, ndau me fansat një postim në Twitter të shtunën duke u thënë ndjekësve se babai i saj, emri i të cilit është William Mebarak Chadid, duhej të shkonte në spital pas një ‘rrëzimi të keq’.


“Djema, po marr shumë mesazhe shqetësimi se jam parë në një ambulancë në Barcelonë kohët e fundit”, shkroi në Twitter këngëtarja, shkruan DailyMail.

“Dëshiroj t’ju bëj të ditur se ato fotografi janë nga fundjava e kaluar (28), kur babai im për fat të keq pësoi një rënie të rëndë dhe e shoqërova me një ambulancë në spitalin ku ai po shërohet tani”, shpjegoi ajo.

Ajo vazhdoi: “Ju lutem dërgoni të gjitha urimet tuaja më të mira në rrugën e tij dhe ju falënderoj të gjithëve si gjithmonë për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj”.

Edhe pse dukej sikur ai ishte në ngritje, rënia e babait të saj është vetëm një problematikë e fundit në një varg zhvillimesh të vështira në jetën e Shakiras.

Ajo dhe partneri i saj prej shumë kohësh, Gerard Pique, njoftuan në një deklaratë të përbashkët se po ndahen.

Çifti ishte së bashku për më shumë se një dekadë dhe gjithashtu kanë dy fëmijë së bashku.

Njoftimi vjen mes thashethemeve në tabloidet spanjolle se çifti ishte në prag të ndarjes me burime që pretendonin se futbollisti e kishte tradhtuar artisten.

Në deklaratën e Shakirës thuhej: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”.

Gazeta spanjolle El Periodico raportoi se çifti kanë jetuar veçmas për disa javë pasi Pique u dëbua nga shtëpia e familjes nga ylli i muzikës pop.

Sipas burimeve, Pique që nga ajo kohë ka jetuar një ‘stil jete feste’ në një strehë beqarie dhe ka shijuar netët me shokët e tij të skuadrës.

Asnjëra palë nuk ka adresuar pretendimet për tradhti, por gazetari Emilio Perez raportoi: “(Shakira) ka marrë vendimin për t’u ndarë. Kështu ka ndodhur”.

“Prandaj ka distancë. Ndoshta nuk ka mbetur asgjë, por ajo (pabesia) ka kaluar”, shtoi ai.

Përfaqësuesit për media të çiftit nuk u përgjigjën kur u kontaktuan nga DailyMail për të marrë komente.

Ish-çifti i pushtetshëm janë përfolur për ndarje edhe në vitin 2017.

Kjo pasoi javë të tëra spekulimesh për statusin e marrëdhënies së çiftit në shtypin kolumbian, me një burim që pretendonte se Shakira ‘nuk mund ta përballonte më situatën’.

“Është diçka serioze dhe ajo ka qenë ajo që më në fund ka marrë vendimin”, thanë burimet për faqen spanjolle Cotilleo.

Këngëtarja e “She Wolf” la të kuptohet për mos-harmoninë mes dyshes në hitin e saj të fundit “Te Felicito” me Rauw Alejandron – këngë në të cilin ajo këndon vargjet: “Për të të kompletuar u bëra copë-copë; U paralajmërova, por nuk dëgjova; E kuptova që e jotja është e rreme”.

“Ishte pika që tejmbushte gotën; Mos më thuaj se të vjen keq, kjo tingëllon e sinqertë, por unë të njoh mirë dhe e di që po gënjen”, janë ndër të tjerash vargjet në këngën e fundit të Shakiras.

Çifti ishte së bashku që nga viti 2011, ndërsa dyshja ishin takuar gjatë xhirimit të klipit për këngën përcjellëse të Kampionatit Botëror 2010, “Waka Waka”, të cilin e interpretonte Shakira.

Skuadra e Piques fitoi Kampionatin Botëror atë vit, ku e dashura e tij e ardhshme performoi gjatë ceremonisë hapëse të ndeshjes finale.

Çifti e kishin pranuar publikisht se nuk kishin në plan të martohen, por kjo nuk i ka penguar të kenë një jetë familjare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori