Fluks i shtuar në kufijtë e Kosovës, pritje dhe kolona të gjata në disa pika

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar gjendjen më të fundit në pikat e kalimit kufitar, ku raportohet për fluks të shtuar dhe pritje në disa vendkalime.
Sipas të dhënave të publikuara, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku për hyrje në Kosovë koha e pritjes arrin deri në 40 minuta, ndërsa kolona është rreth 100 metra.
Në pikën kufitare Bërnjak, pritja për hyrje në Kosovë është deri në 20 minuta, me kolonë rreth 200 metra.
Në Vërmicë, për hyrje në Kosovë pritjet janë deri në 30 minuta, me kolonë prej 250 deri në 300 metra, ndërsa për dalje pritja është rreth 5 deri në 10 minuta.
Pritje janë raportuar edhe në Hani i Elezit, ku koha e pritjes për hyrje është rreth 20 minuta, ndërsa për dalje rreth 10 minuta.
Kolonat në këtë pikë arrijnë deri në 40 metra në hyrje dhe 15 metra në dalje.
Në pikën kufitare Muçibabë, pritjet për automjete arrijnë deri në 30 minuta si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Kosova, ndërsa kolonat janë rreth 150 metra në të dy drejtimet.
Në Jarinje, pritjet janë rreth 10 minuta në hyrje dhe dalje, me kolona deri në 20 metra.
Ndërkohë, në pikat tjera kufitare, si Glloboçicë, Kullë, Merdarë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Stançiq, pritjet janë më të shkurtra.
Të dhënat janë përditësuar më 26 korrik 2026, në ora 12:12 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /Telegrafi/





































