LAJMI I FUNDIT:

MPJ-Maqedoni: Bisedimet me Bullgarinë do të intensifikohen

MPJ-Maqedoni: Bisedimet me Bullgarinë do të intensifikohen

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se sot ministri Bujar Osmani dhe homologja e tij nga Bullgaria, Teodora Gençovska kanë realizuar takim pune.

Nga MPJ thonë se në takim u dënua ashpër incidenti në Manastir, ndërsa theksojnë se të dy Ministritë do të vazhdojnë të gjejnë zgjidhje të pranueshme, të përbashkëta dhe t’i avancojnë marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

“Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, në funksion të vazhdimit të dialogut ndërmjet dy Ministrive për tejkalimin e çështjeve të hapura bilaterale në përputhje me Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim dhe për ta avancuar procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.


Bisedimet do të vazhdojnë gjatë ditës së nesërme dhe do të intensifikohen edhe më tej në periudhën e ardhshme në drejtim të gjetjes së zgjidhjes reciproke për realizimin e synimit të përbashkët – avancimin e dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPJ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Kalo në kategori