LAJMI I FUNDIT:

‘Shumë fat në udhëtimin e tij në Hënë’: Përgjigja e Biden pasi Elon Musk tha se ka një ‘ndjenjë super të keqe’ për ekonominë

‘Shumë fat në udhëtimin e tij në Hënë’: Përgjigja e Biden pasi Elon Musk tha se ka një ‘ndjenjë super të keqe’ për ekonominë

Presidenti amerikan Joe Biden ka dhënë një përgjigje interesante ndaj një pretendimi të fundit të miliarderit, Elon Musk.

Themeluesi i Tesla-s, u kishte thënë drejtuesve të kompanisë që të ndalonin punësimin sepse ai dëshiron të shkurtojë vendet e punës për 10 për qind, për shkak të “ndjenjës së tij super të keqe” për ekonominë, përcjell Telegrafi.

Siç vlerësojnë mediat e huaj, kjo erdhi në kohën kur aksionet e Tesla-s “u rrënuan” ndërsa Musk u përpoq të blinte Twitter.


Dhe kur u pyet rreth një pretendimi të tillë, përkatësisht këndvështrimit pesimist të Musk për ekonominë, Biden kujtoi se prodhuesit e automjeteve si Ford po “rrisin investimet e tyre” në automjetet elektrike dhe po shtojnë dhjetëra mijëra vende pune.

Më pas, ai bëri një “goditje” ndaj Musk duke iu referuar me shaka premtimit të kahershëm të CEO të SpaceX “për të kolonizuar Marsin dhe për të rifilluar aterrimet në Hënë”.

“Pra, e dini çfarë, shumë fat në udhëtimin e tij në Hënë”, ka thënë Biden. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Kalo në kategori