LAJMI I FUNDIT:

Marine Le Pen goditet me vezë në kokë – janë dëgjuar edhe sharje

Marine Le Pen goditet me vezë në kokë – janë dëgjuar edhe sharje

Kandidatja presidenciale e ekstremit të djathtë në zgjedhjet e fundit në Francë, Marine le Pen, u godit në fytyrë me një vezë në qytetin verior të Saint-Amand-les-Eaux (Veri) të premten.

Përveç kësaj, është raportuar se ndaj saj, para se të goditej me vezë, ndaj saj janë dëgjuar edhe të shara, përcjell Telegrafi.


Siç shihet në videon e postuar në Twitter, Le Pen është goditur me vezë në fytyrë, pas së cilës ajo ka ulur kokën dhe ka mbuluar fytyrën me flokët e saj.

Partia e Marine Le Pen tha se ky gjest ishte “margjinal”.

Ndryshe, lideres së ekstremit të djathtë iu hodhën vezë edhe gjatë fushatës presidenciale.

Ajo atëherë është goditur edhe në kokë. /Telegrafi/