LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Nëse BDI nuk i publikon donatorët e koncertit, ngrit dyshime për para të zhvatura nga funksionarët e saj

Kasami: Nëse BDI nuk i publikon donatorët e koncertit, ngrit dyshime për para të zhvatura nga funksionarët e saj

Kryetari i Lëvizjes Besa njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sërish ka kërkuar nga BDI që të tregojë transparencë për organizimin e tyre për përvjetorin e 20 të partisë.

Kasami kërkon që BDI t’i publikojë emrat e kompanive, për të cilat nga integristët thonë se kanë dhënë mjete financiare për organizimin e koncertit, i cili do të kushtojë rreth 100 mijë euro.

“Kreu i BDI-së paska deklaruar se “mega-koncertin” në këtë kohë krize kaq të madhe ekonomike e financojnë donatorë dhe kompani të ndryshme. Prandaj për hir të transparencës, këto donatorë por edhe ato kompani duhet t’ju tregohen qytetarëve dhe mos ta fshehin, sepse bëhet fjalë për shuma marramëndëse. Vetëm pak ditë më parë një kompanisë në Tetovë, zjarri i shkaktojë dëme materiale afër 12 milion euro”.


“Me krijimin e kësaj qeverie shumica e bizneseve kanë pësuar humbje të mëdha nga mos qeverisja e mirë duke i ngarkuar bizneset me shpenzime të panevojshme. Pas kësaj fshihet edhe një aferë mjaft e dyshimt, ku për të arsyetuar mega-korrupsionin e tyre organizojnë koncerte të tilla në kulmin e një krize globale financiare dhe ekonomike e arsyetojnë si financim nga bizneset private”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Ai në fund thotë se “nëse nuk publikohen emrat e donatorëve, lihen shume dyshime se gjithë këto shpenzime të panevojshme bëhen nga paratë e zhvatura përmes korrupsionit të funksionarëve të BDI-së!”.

Ndryshe, në koncertin për përvjetorin e 20 të themelimit të BDI-së, do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur të estradës shqiptarë, ndërsa ka prej tyre që do të paguhen deri në 8 mijë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori