Në një aktivitet të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Komuna e Prishtinës për nder të Ditës Botërore të Mjedisit, ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog së bashku me të parin e Prishtinës Përparim Rama, mbollën 100 pemë të blirit përreth shkallëve të Arbërisë në kryeqytet.
Gjatë këtij aktiviteti ambasadori Szunyog ka thënë se Kosova ka stagnuar në mbrojtjen e mjedisit përfshirë, ndotjen e ujit, ndotjen e ajrit dhe tokës, ndërsa bëri thirrje që të përmirësohet efikasiteti i Termokosit.
Sipas tij, në shtatë vitet e fundit Bashkimi Evropian ka investuar 100 milionë euro në Kosovë në aspektin mjedisor.
“Aktiviteti i sotëm është pjesë e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë i cili është kontribut për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në Kosovë. Dëshiroj të theksoj se Kosova ka bërë disa përparime, por ajo ende përballet me sfida dhe probleme të mëdha mjedisore, duke përfshirë ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës. Nga ana e saj, që nga viti 2015, BE-ja ka investuar më shumë se 100 milionë euro në mbrojtjen e mjedisit. Mbrojtja e mjedisit përfshinë përmirësimin e efikasitetit të Termokos-it dhe reduktimi i emetimeve të CO2, si dhe përmirësimi i ngrohjes për 60.000 persona, bashkë investim në impiantin e trajtimit të ujit në Shkabaj, përmirësimi i cilësisë së ujit të pijshëm dhe sigurimi i disa prej monitorëve fillestarë të cilësisë së ajrit”, tha Szunyog.
I pari i kryeqytetit Përparim Rama ka thënë se komuna është duke e realizuar një marrëveshje me Bankën Botërore për përmirësimin e ndotjes së ajrit duke sjellë në kryeqytet panele solare të prodhimit të energjisë për rreth 35MË të cilat do të shfrytëzohen për ngrohjen e qytetarëve gjatë muajve të dimrit.
“Kur flasim për përmirësimin e ndotjes së ajrit, pra kur flasim në këtë aspekt kemi pasur bashkëpunim me projekte të ndryshme mirëpo edhe ajo tjetra si ‘Solar for Kosovo’ ku një numër i madh i paneleve solare tash është në proces të projektimit dhe instalimit me 35MË të energjisë do të krijohet edhe shfrytëzohet për për ngrohje të kryeqytetit, është projekti më i madh në Evropë i këtij lloji, ka kapacitetin edhe shtesë edhe për 40MË të tjera, pra në fazën e dytë, po ashtu me Bankën Botërore jemi duke punuar edhe për të transformuar edhe mënyrën se si shtëpitë private ngrohen, prej këtyre mënyrave të ngrohjes që e ndotin ajrin duke djegur thëngjill apo drunjë, t’i përdorin këto. Kosto, apo ngrohëset që janë më ambientale, mundësojnë që deri në 95% të mbrojnë ajrin. Ai që lëshohet tash e ndotë shumë ambientin ndërsa ta zvogëlojmë këtë ndotje deri në 95% nëpërmjet këtij aktiviteti apo këtij investimi të Komunës së Prishtinës” tha Rama.
Në këtë aktivitet të përfshirë ishin edhe fëmijët të cilët kontribuuan në mbjelljen e pemëve të blirit. Shkallët e Arbërisë tani kanë 100 drurë të rinj të mbjellë nga poshtë deri lart. Përmes një veprimi simbolik, u tha se mbjellja e drurëve sot kontribuoi për ta bërë Prishtinën qytet më të gjelbër. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBlack Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje