Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier është takuar sot me deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Pas takimit, Hovenier para mediave u shpreh se ishte një takim i frytshëm ku diskutuan për shumë çështje përfshirë këtu edhe sigurinë kombëtare.
“Sapo pata një diskutim të shkëlqyer me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, isha i nderuar për këtë ftesë. Patëm një diskutim frytdhënës për sigurinë kombëtare. Kam vlerësimin më të lartë për rolin e Kuvendit, si një element i sistemit demokratik dhe gjithashtu kam respekt edhe për anëtarët e këtij Komisioni dhe punën që ata bëjnë për të mbështetur Kosovën në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare”, u shpreh Hovenier.
Në anën tjetër kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi u shpreh se rikonfirmuan lidhjen dhe marrëdhënien speciale me SHBA-të.
“Ne sot kishim kënaqësinë e nderin të kemi mysafir ambasadorin Hovenier. Rikonfirmuam lidhjen dhe marrëdhënien speciale me SHBA-të, rrugëtimin tonë drejt rrugës euro-atlantike. Diskutuam disa prej aspekteve të ecjes së Kosovës drejt shtetndërtimit të plotë”, tha Abazi.
Ai u shpreh se kjo frymë e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tej.
“Në rrugëtimin tonë gjeopolitik mund të ketë çështje që diskutohen por ato janë mes miqve dhe partnerëve. Kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje. Komisioni është platformë e hapur që të dëgjojmë këshillat dhe përvojat sidomos të ambasadorëve të SHBA-ve të cilët kanë përvojë të jashtëzakonshme në procesin tonë unik të shtet-bërjes”, tha Abazi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëOpozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend